Yjet neutronikë

Nga Elisa Xhakaj

Yjet neutronikë janë yje të vegjël. Rrezja e tyre është afro 10 kilometra, ndërsa masa afro 2.16 herë më e vogël se masa e diellit. Dendësia e tyre është e madhe, por gjithsesi më e vogël se dendësia e vrimave të zeza apo yjet kuark.

Fakte

Nga vetë emri, yjet neutronikë përbëhen pothuajse tërësisht nga neutrone, të cilat janë grimca pa ngarkesë elektrike dhe me masë pak më të madhe se protoni. Këto yje janë shumë të nxehtë, me një temperaturë që vetëm në sipërfaqe shkon deri në 6 × 105 K. Dendësia e yllit është e krahasueshme me atë të bërthamës së një atomi. Ata kanë fusha të forta magnetike. Fusha gravitacionale në sipërfaqen e yjeve neutronikë është nga 108 deri në 1015 herë më e fortë se ajo e Tokës. Yjet neutronikë rrotullohen dhe janë në gjendje të emetojnë rrezatim elektromagnetik.

Yjet neutronikë formohen nga shpërthimi supernova i një ylli masiv. Dimë akoma që një nga këto yje emërtohet edhe me emrin “Feniks yjor”. Ky yll është një nga yjet neutronikë, i cili formohet kur yjet me masë katër deri në tetë herë masë sa ajo e diellit, shpërthejnë në një supernova të dhunshme, duke u shoqëruar shpesh me një shfaqje spektakolare dhe duke lënë pas një bërthamë të vogël e të dendur. Graviteti e shtyp aq shumë materialin, sa protonet dhe elektronet kombinohen për të dhënë neutrone, duke dhënë emrin “ylli i neutroneve”.

Fusha magnetike e yjeve neutronikë

Fuqia e fushës magnetike në sipërfaqen e yjeve neutronikë ndryshon, afërsisht, nga 104 deri në 1011 Tesla, duke i renditur në yjet me rendin më të fuqishëm të fushës magnetike se çdo objekt tjetër që njohim.

Origjina e fushës së fortë magnetike është ende e paqartë. Një hipotezë është ajo e “ngrirjes së fluksit”, ose ruajtja e fluksit origjinal magnetik gjatë formimit të yllit neutronik. Më thjesht, mund të thuhet që nëse një objekt ka një fluks magnetik të caktuar në një hapësirë të caktuar, dhe për shkak të proceseve të ndryshme kjo e fundit zvogëlohet, por vlera e fluksit magnetik ruhet, atëherë fusha magnetike në njësinë e hapësirës rritet pambarimisht. Megjithatë, ky shpjegim i thjeshtë nuk shpjegon plotësisht fuqinë e fushës magnetike të fushës së yjeve të neutroneve.

Eksperimenti që shkencëtarët provuan për të zbuluar shpërthimin e yjeve neutronikë

Shumica e vrojtimeve astronomike, duke përfshirë edhe teleskopin Fermi Gamma Ray Space, kërkojnë për dritë ose grimca të tjera që e kanë burimin në yjet neutronikë dhe galaktikat e largëta. Eksperimenti LIGO, së bashku me eksperimentin e Virgjëreshës në Itali, kap valët gravitacionale që lëshohen prej tyre. Valët gravitacionale janë ekuivalente me dridhjet kozmike, por në vend që të rrokullisen përmes shtresave të shkëmbinjve dhe papastërtive, ato shtrihen dhe presin vetë kohën hapësinore.

Shkencëtarët thonë se një pjesë e mirë e elementeve të rënda në universin tonë, si ari, e kanë origjinën në përplasjet e yjeve neutronikë dhe ngjarjeve të tjera masive energjike.