• Titulli i librit: VELI DEDI Biografia e një njeriu që ia dedikoi jetën luftës për liri
  • Autor: DIANA MUÇAJ (DEDI)
  • Tiranë, dhjetor 2022 / Botues: Fondacioni “Henrietta Leavitt”
  • ISBN 978-9928-4543-8-6 / Faqe: 86 / Formati: A5 / Me ilustrime: Foto dhe dokumente
  • Copyright: DIANA MUÇAJ (DEDI)

Veli Dedi Alias FRANÇOIS REDON (5 prill 1912 – 3 shkurt 1995)  Nga e bija, DIANA MUÇAJ (DEDI)

PËRMBAJTJA

  • Mirënjohje
  • Parathënie
  • Për mua do të shkruajnë shokët e mi!
  • Vendlindja dhe familja
  • Për herë të parë në Shqipëri
  • Matanë detit: Nga Shqipëria në Itali
  • No pasarán! Në luftën e Spanjës
  • Vive la France: Vaillant Albanais (Trimi shqiptar)
  • Vive la France – 50 vjet pas: Për mua do të shkruajnë shokët e mi
  • Kthimi në Shqipëri
  • Anxhela
  • Veli Dedi, babai im
  • Sekuestrimi i armëve
  • Përmbledhje e aktiviteteve dhe detyrave të mbajtura
  • Në vend të epilogut: Manuali i oficerit të Veli Dedit “Ushtrinë tonë e dua me gjithë shpirt, si veten time!”

Fotografi

  • Foto 1: Veli Dedi, Torino, Itali. Viti: 1934. Student në “Akademinë e Artilerisë dhe të Xhenios”
  • Foto 2: Foto e shtëpisë ku ka lindur Veli Dedi. Medvegje. Viti: 2018.
  • Foto 3: Foto familjare. Familja “DEDI”. Viti 1916 (afërsisht).
  • Foto 4: Ish-kolonat e ndërtesës së “Akademisë së Artilerisë dhe të Xhenios”, Torino, Itali. Viti: 2020. Aktualisht, në ish-truallin e Akademisë është ndërtuar Teatri i Qytetit.
  • Foto 5: Veli Dedi, në Torino, Itali. Viti: 1934. Student në “Akademinë e Artilerisë dhe të Xhenios”.
  • Foto 6: Studentë në “Akademinë e Artilerisë dhe të Xhenios” në Torino, Itali. Viti: 1934.
  • Foto 7: Çaste pushimi, në Frontin e Luftës në Madrid, Spanjë. Viti: 1937 (afërsisht).
  • Foto 8: Shtabi i luftimeve në frontin e luftës, duke diskutuar planin e betejës së Jaramas. Viti: 1937, fillim-shkurti.
  • Foto 9: Zef Mark Hoti, duke transportuar një arkë me municione në Frontin e Luftës në Spanjë. Zef Mark Hoti, dëshmor në Luftën e Spanjës, ka qenë nga Malësia e Madhe, Shkodër.
  • Foto 10: Duke përcjellë për në banesën e fundit një të rënë në Luftën e Spanjës.
  • Foto 11: Katër shqiptarë, heronj në Luftën e Spanjës: Ramiz Varvarica, Asim Vokshi, Xhemal Kada dhe Zef Mark Hoti.
  • Foto 12: Veli Dedi në Marsejë, Francë. Viti: 1940.
  • Foto 13: Varvaro Salvatore, i njohur me pseudonimin Gaston, ish-ushtar, një nga 4,000 anëtarët e garnizonit italian, që iu bashkuan rezistencës antifashiste franceze.
  • Foto 14: Tiranë, takim me ish-luftëtarë të Luftës së Spanjës. Viti: 1961, 20 mars.
  • Foto 15: Jeta familjare dhe në uniformë.
  • Foto 16. Çanta që ka përdorur Veli Dedi gjatë luftës në Spanjë dhe Francë.
  • Foto 17. Veli Dedi Viti 1994. Tiranë, në shtëpi, një vit përpara se të ndërronte jetë.

Dokumente

  • Dokumenti I Certifikatë, lëshuar nga Jacques Duclos, një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Komuniste të Francës dhe të vetë rezistencës së popullit francez kundër pushtimit nazist, që njeh pjesëmarrjen e Veli Dedit në Luftën e Spanjës dhe më pas kalimin e tij në Francë dhe në forcat F.T.R.F. – M.O.I.
  • Dokumenti II Certifikatë, lëshuar nga Kolonol Baudouin, që njeh kontributet e Veli Dedit, alias François Redon, si pjesëmarrës në forcat F.T.R.F. – M.O.I.
  • Dokumenti III Çmimi “Bajram Curri”, akorduar nga “Gazeta e Alpeve”, në Takimin e Prishtinës, dt. 13 maj 2022.
  • Dokumenti IV Çmimi “Nder i Kombit”, akorduar nga Presidenti i Republikës, dt. 10  maj 2022.

Pjesë nga parathënia: 

Mund ta quaj privilegj dhe po aq edhe përgjegjësi të jashtëzakonshme të shkruaj për jetën e tim eti, Veli Dedi. Duke qenë në pozicionin e vajzës që shkruan për babanë, i gjithë procesi më shndërroi pak a shumë në rolin e dëshmitares së familjes, të personit që duhej të qëmtonte afro një qind vjet histori, ndërkohë që ishte e pamundur shmangia e emocioneve. Botuesja më bindi se në këto raste, një element i tillë e bën librin më të ngrohtë, më real, më të dashur për lexuesin. Shpresoj të jeni në një mendje! Nga ana tjetër janë bërë përpjekjet maksimale për t’i qëndruar sa më shumë besnike ngjarjeve, njerëzve e marrëdhënieve që përshkruhen e përmenden.

Babai kurrë nuk u paraqit si hero, por për mua, vajzën e tij, ai ishte heroi që dashuronte lirinë, mamanë, mua – vajzën e tij të vetme – mbesat, miqtë e shumtë që hynin e dilnin në familje, personazhi kryesor i ngjarjeve që më tregonte në mbrëmje ose kur uleshim për të ngrënë. Për të çdo gjë ishte e thjeshtë, ndërsa për mua e jashtëzakonshme. Është e vështirë ta përshkruash të jashtëzakonshmen si të thjeshtë, por ky ishte babai im dhe unë dëshiroj t’i qëndroj besnike imazhit që ai, me apo pa dashje, skaliti në mendjen time.

Veli Dedin jeta e vuri shpesh herë përballë zgjedhjeve. Lufta dhe kampi i përqendrimit janë ndër provat më të vështira me të cilat mund t’i duhet të përballet një qenie njerëzore. Por fraza e tij e parapëlqyer ka qenë “Burrë i mirë është ai që e mbyll jetën me nder!”, që unë ua kam kaluar, si trashëgimi, pasardhësve të mi.

Të gjitha ngjarjet që referohen në libër janë reale dhe përshkruhen thjesht e pa zbukurime, zhveshur nga madhështia dhe lavdia, ashtu si ishte ai, edhe pse jeta që ka bërë ka qenë madhështore dhe e lavdishme. Pak njerëz mund të thonë se kanë pasur një jetë të ngjashme, ndonëse babai nuk është mburrur kurrë për çfarë ka bërë e ka thënë.

 Vajza, Diana