Vajza dhe dinozauri Autor: Hollie Hughes
Ilustrimet: Sarah Massini / Shqip: Valbona Nathanaili / Botues: Fondacioni “Henrietta Leavitt” – Fondacioni Shqiptar për Shkencë, Media dhe Demokraci (Seria e librave për fëmijë) / Redaktorë: Zimo Krutaj dhe Iva Nathanaili / ISBN: 978-9928-4543-2-4 / Çmimi 1300 lekë / F. 32 / 274 X 245 mm / Lidhje e fortë / Elbasan: nëntor 2019.
Fondacioni “Henrietta Leavitt” ka marrë të drejtën për përkthimin në shqip, botimin dhe shpërndarjen, të librit Vajza dhe dinozauri, të autores Hollie Hughes.
Botimi i parë në gjuhën origjinale (anglisht) 2019. Botimi i parë në shqip, nëntor 2019. Kontrata është nënshkruar me Bloomsbury Publishing Plc.
Përmbledhje
Në një qytet të vogël buzë detit, banorët shohin shpesh një vajzë të vogël – Mariana emrin ia thonë – të marrë rrugën drejt bregut. Por jo për të luajtur me bashkëmoshatarët e saj! Mariana gërmon rërën e artë! Mariana është në kërkim të një miku të veçantë, të një dinozauri, të cilin beson se do ta ndërtojë nga kockat që gjen gjatë gërmimit, në bregun e detit.
Një natë, ndërsa shtrihet për të fjetur, shpreh një dëshirë nga thellësia e zemrës, që dinozauri të bëhet prej vërteti!…
Dhe ndonjëherë, kur dëshirat thuhen nga thellësia e zemrës, ndodh të realizohen… Gjithçka është e mundur dhe asgjë nuk është si duket!
Rreth autorëve
- Marrë në konsideratë jehonën e librit The Snowman, edhe kjo vepër me ilustrime e autoreve besojmë se do të shndërrohet në një lexim klasik.
- Hollie Hughes është autore e librave Princess Swashbuckle dhe The Famishing Vanishing Mahoosive Mammoth.
- Sarah Massini ka ilustruar librat The Velveteen Rabbit dhe Kiss It Better.
- Valbona Nathanaili është përkthyese e një numri të madh librash nga anglishtja.
Promovimi i librave në studion e TV Klan, emisioni i pasdites “Rudina”
Promovimi i librave në Elbasan, në një aktivitet në sheshin e qytetit, organizuar nga Bashkia Elbasan.