Valbona Nathanaili
Dr. Valbona Nathanaili ka kryer studimet e larta për fizikë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës dhe studimet pasuniversitare në pedagogji-psikologji pranë Universitetit të Tiranës. Ka fituar gradën shkencore “Doktor” në pedagogji po nga Universiteti i Tiranës në fushën e marrëdhënieve mësues-mësues dhe mësues-drejtues. Autore e librave “Rruga e mundimshme e shkollës shqipe”, “Ambasadorët tanë”, “Arsim dhe pabarazi” & “Reforma dhe legjislacioni në arsimin parauniversitar”; përkthyese, nga anglishtja e shumë librave të tjerë, veçuar “Si vdesin demokracitë”, “Mendësia”, “Ngritja dhe rënia e kombeve”, “Fjalimet TED” & “Zhvillimi si liri”. Autore e disa teksteve shkollorë për mësuesit e fizikës në sistemin parauniversitar. Autore e shumë artikujve shkencorë, mbajtur në konferenca brenda e jashtë vendit ose botuar në revista të ndryshme shkencore,me fokus problemet e arsimit dhe të reformave e politikave që lidhen me të, si dhe librin e problemet e tij. Përvojat e saj përfshijnë edhe drejtimin e dy shtëpive botuese universitare, duke bërë pjesë të investimit dhe të vëmendjes edhe problemet që lidhen me librin, shkencor e artistik, me editimin e promovimin e tij, po aq sa edhe me revistat shkencore, botimet e konferencave etj. Fushat e ekspertizës: politika, reforma dhe legjislacioni në edukim; lidershipi, marrëdhëniet e motivimi në shkolla; shoqëria dhe pabarazia; demokracia dhe totalitarizmi, shkrimi akademik, administrimi i faqeve on-line, hartim dhe koordinim projektesh.