Valbona Nathanaili boton librin mbi historinë e arsimit shqiptar
Botuar për herë të parë në gazetën “MAPO”, 6 mars 2016
Në kuadër të Ditës së Mësuesit, ditën e djeshme në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës, u promovua libri “Rruga e mundimshme e shkollës shqipe”, një libër studimor i autores Valbona Nathanaili. Studiuesja Valbona Nathanaili është përpjekur të sjellë një tablo të plotë të asaj se çfarë ka ndodhur me arsimin shqiptar të paktën gjysmë shekulli pas hapjes së shkollës së parë. Në këtë libër vijnë të trajtuara çështje, politika dhe veprimtari në fushën e arsimit gjatë periudhës 1912-1944. Ky libër sjell dokumente arkivore nga kjo periudhë që tregojnë politikat e ndërmarra nga qeverisjet që pati Shqipëria gjatë kësaj kohe.
Kartela e librit:
Valbona Nathanaili /
“Njërin pata rastin ta shoh në libër, që Valbona e kishte klasifikuar, është Mihal Turtulli, një filantrop shumë i madh nga Korça. Pati mundësi të ishte në disa qeveri nga periudha ’12–‘44. Turtulli i ka bërë Korçës një nga dhuratat më të mëdha që dikush mund t’i bëjë qytetit. Duke qenë filantrop, njeri i spikatur dhe me kulturë perëndimore i ka dhënë Shqipërisë një nga godinat më të bukura që mund të ketë sot, që për fat të keq pas luftës u kthye në repart ushtarak. Ishte garnizon deri para 10 vitesh edhe me një vendim qeverie i është kthyer universitetit sërish. Mora këtë shembull për të treguar se çfarë pasioni kanë pasur burra të shquar të Shqipërisë 100 vjet përpara për t’i dhuruar arsimit. Kjo nuk ndodh sot. Ka Shqipëria njerëz shumë më të pasur se para 100 vjetësh por nuk ndodh të dhurojnë një shkollë apo bibliotekë” -vijoi Blushi duke thënë se ky botim mund të shërbejë si një shembull frymëzimi për të rikthyer traditën e mirë.
“Ky libër është një skedë shumë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të konsumojnë dhe studiojnë historinë e arsimit shqiptar si një rrugë shumë e mundimshme që mirë apo keq krijoi një elitë politike në vitet ’30–’40, të cilën fatkeqësisht e humbëm. Jemi në një institucion arsimor, dhe dua ta komplimentoj mikun tim Henri Çili, i cili nuk po nxjerr vetëm studentë, por po krijon një elitë të re, që në harkun e 15 viteve njerëzit e arsimuar të Shqipërisë mund t’i japin vendit atë që i mungon, pak më shumë shpresë dhe besim se vendi mund të bëhet dhe ka vetëm një mundësi të bëhet përmes arsimit, përmes arsimit dhe vetëm përmes arsimit” -përfundoi Blushi, ndërsa botuesi Henri Çili, duke theksuar punën e mirë të bërë nga paraardhësit në sistemin arsimor, theksoi disa pika të rëndësishme të këtij botimi.