- Konkurs për fëmijë në vizatim, poezi dhe përrallë
- Tema: “Qyteti im, e ardhmja ime”
(Mbyllur për vitin 2020)
Fondacioni “Henrietta Leavitt”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Qemal Baholli”, Elbasan, ftojnë fëmijët e moshës deri 10 vjeç, të marrin pjesë në konkursin me temë “Qyteti im, e ardhmja ime”.
Synime
- të inkurajojmë fëmijët të njohin, kuptojnë dhe shpjegojnë realitetin në të cilin jetojnë;
- të promovojmë miqësi dhe solidaritet në jetën e përditshme;
- të përfshihen në mënyrë kritike në identifikimin e shpresave dhe ëndrrave për të ardhmen;
- t’u mundësojmë të shprehin idetë nëpërmjet artit.
Në mënyrë të përgjithshme, fëmijët shprehin vizionin e tyre për të ardhmen sa i takon shkollës, mjedisit, vendit, Europës, gjithnjë në lidhje me qytetin ku jetojnë.
Dorëzimi i krijimeve
- Krijimet e paraqitura duhet të dorëzohen të mbyllura në zarf, me këto të dhëna: Emri, Mbiemri, mosha dhe lloji i krijimtarisë. Adresa: Aida Gashi, Biblioteka “Qemal Baholli”, Elbasan. Krijimet duhet të dorëzohen nga prindi ose kujdestari ligjor i fëmijës konkurrues.
- Krijimet do të dorëzohen të shoqëruara me formularin e aplikimit (Aplikim Qyteti im e ardhmja ime konkurs femije-1)
Ceremonia
- Më datë 10 korrik, nga ora 18.00-19.00, në mjediset e Bibliotekës “Qemal Baholli”, Elbasan, do të organizohet ceremonia e njohjes së publikut me krijimet e paraqitura, në prani të fëmijëve, prindërve dhe të ftuarve.
- Në të njëjtën ceremoni do të shpallen dy çmime të para për secilën kategori. Fituesit do të marrin dhuratë librat “Një dëshirë për Krishtlindje” dhe “Vajza dhe dinozauri”
- Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata.
Rregulla të përgjithshme
- Afati për dorëzim 8 korrik 2020, ora 16.00.
- Krijimi duhet të jetë origjinal
- Fëmijët: mosha deri 10 vjeç
- Lejohet pjesëmarrja deri me dy krijime në një gjini; inkurajohet pjesëmarrja në të tri gjinitë.
- Krijimet kalojnë në pronësi të Fondacionit “Henrietta Leavitt”, të cilat mund të përdoren nga Fondacioni në faqen ueb ose vepra dhe aktivitete të ndryshme, por gjithnjë duke referuar autorin.
Juria
- Aida Gashi
- Fatmir Musai
- Enxhi Asllani
- Dora Angjeli
- Dr. Valbona Nathanaili
Kritere për vlerësim
Krijimet do të vlerësohen në bazë të origjinalitetit, interpretimit të tematikës, teknikës krijuese, kompozimit dhe gjithë përmbajtjes në përgjithësi.
Pyetje të shpeshta
1. A mund të marrin pjesë në konkurs dy fëmijë nga e njëja familje? PO!
2. Me situatën COVID-19, si do organizohet ceremonia? Fillimisht, duhet të jetë e qartë, se pjesëmarrja në konkurs dhe ceremonia janë dy aspekte të pavarura! Pra, fëmija mund ta sjellë krijimin – brenda afateve dhe në përputhje me rregulloren – dhe përsëri të mos paraqitet në ceremoninë e datës 10 korrik 2020. Vlerësimi i krijimtarisë, nga juria, është i pavarur nga pjesëmarrja fizike në ceremoni. Inkurajohet pjesëmarrja, duke pasur në vëmendje rregullat përkatëse të higjienës dhe ruajtjes (maska është e domosdoshme). Elbasani nuk ka qenë problematik me këtë sëmundje, por respektojmë shëndetin dhe kujdesin. Ceremonia është menduar të organizohet në një mjedis të hapur – në lulishten përpara Bibliotekës – me shpresën që koha do të jetë e mirë. Organizimi i ceremionisë në një mjedis të hapur është përsëri në funksion të masave anti-COVID19.
3. Deri sa krijime mund të dërgoj? Ju mund te dërgoni shumë krijime, por Juria do vendosë vetëm për dy, në çdo gjini.
4. Ka dhurata për fëmijët pjesëmarrës? Po! Fëmijët pjesëmarrës do të marrin dhuratë dy libra, botime të Fondacionit “Henrietta Leavitt”, përkatësisht “Vajza dhe dinozauri” dhe “Një dëshirë për Krishtlindje”. Të gjithë fëmijët do të pajisen me certifikata.
5. Kush i mban punimet e fëmijëve në vizatim/pikturë, pas përfundimit të konkursit? Pavarësisht marrëveshjes së aplikimit, Fondacioni “Henrietta Leavitt” ka vendosur që gjitha këto lloj punimesh t’i kalojnë bibliotekës “Qemal Baholli”, ndërkohë prindërit mund t’i tërheqin nëse kanë dëshirë. Fondacioni ruan vetëm formatin elektronik të tyre.
Agjenda
- Takim konsultues në Elbasan 23.06.2020