Gjeti dhe punoi dokumentin nga arkiva: Dr. Valbona Nathanaili
DEKRET – LIGJË N. 538 DATË 24-9-1947 MBI MPROJTJEN E TË DREJTAVE TË AUKTORËVE
I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- Neni 1
Veprat letrare, artistike dhe shkencore të shtetasve shqipëtar të botuara brënda ose jashtë Shqipërisë si edhe ato që nuk janë botuar fare, janë nënë mprojtjen e posaçme të shtetit.
Janë në mprojtje të Shtetit edhe veprat e pabotuara të shtetasve të huaj që botohen për herë të parë ne Shqipëri.
Gjithashtu Shteti mpron dhe të drejtat e auktorëve të këtyre veprave.
- Neni 2
Konsiderohen si vepra letrare artistike dhe shkencore të gjitha prodhimet në fushën e letarve, të artit dhe të shkencës, pa marrë para sysh mënyrën dhe formën e shprehjes si libra, broshura, artikuj dhe dorëshkrime; konferenca, fjalime dhe të tjera si këto; vepra dramatike, dramatiko-muzikale, koreografike dhe pantomime; vepra muzikale, vepra arkitekture, skulpture, grafike, pikture, litografie dhe të tjera si këto; llustracione dhe vepra kinematografike; harta gjeografike plane, skica dhe vepra plastike që kanë lidhje me shkencën, gjeografinë, tipografinë, arkitekturën dhe me vepra fotografike, artistike e tjera.
- Neni 3
Mprohen me këtë Dekret-ligjë si vepra artistike edhe të gjitha prodhimet artistike popullore.
Të drejtat e auktorit mi prodhimet artistike popullore i takojnë Shtetit.
Me këtë nuk ndalohet përdorimi i lirë i prodhimeve artistike popullore me qëllim përpunimi artistik ose shkencor.
Auktori që ka krijuar një vepër artistike ose shkencore, duke përdorur prodhime artistike popullore gëzon të gjitha të drejtat e auktorit mi këtë vepër.
- Neni 4
Auktori i veprave letrare, artistike dhe shkencore gëzon, sipas kësaj Dekret-ligje, këto të drejta:
- a) të drejtën e botimit, përpunimit, riprodhimit, çfaqjes, ekzekutimit dhe përkthimit të veprave të tij;
- b) të drejtën e shpërblimit në të holla, kur botimi, përpunimi, riprodhimi, çfaqja, ekzekutimi dhe përkthimi i veprave te tij bëhet nga Shteti ose nga persona të tjerë;
- c) të drejtën që të njihet si auktor i veprës dhe të drejtën që të mos lejojë ndryshimin ose përdorimin e padenjë të veprave të tij.
- Neni 5
Auktori i veprës është ay që e ka bërë.
Kur një vepër është bërë me bashkëpunimin e dy ose më shumë personave (bashkëauktorë), të drejtat e auktorit i takojnë në mënyrë të pandarë gjithë bashkëpunëtorëve pavarësisht nëse vepra paraqet një tërësi të pandarë ose jo. Raportet në mes të bashkë-auktorëve rregullohen me marrëveshje.
Çdo bashkë-auktor gëzon të drejtat e auktorit në mënyrë indipendente mi punën e tij kur kjo ka vlerë artistike ose shkencore më vehte përveç kur me marrëveshje të përbashkët është caktuar ndryshe.
- Neni 6
Mprohen sipas kësaj Dekret-ligje, përveç të drejtave të auktorit të veprës origjinale, dhe të drejtat e auktorit që ka bërë përkthimin, adoptimin, përpunimin dhe riprodhimin e eveprave origjinale si dhe të drejtat e auktorit që ka bërë koleksionin e këtyre veprave në qoftë se kjo është bërë me jejën e auktorit të veprave origjinale sipas kësaj Dekret-ligje.
- Neni 7
Të drejtat e auktorit mi të gjithë veprën ose mi disa pjesë vetëm munt t’u transferohen tërësisht ose pjesërisht personave të tjerë fizikë ose juridikë për një kohë jo më shumë se dhjetë vjet.
Marrëveshja mi transferimin e të drejtave të auktori duhet të bëhet me shkrim, ku të caktohen me saktësi natyra dhe konditat e gëzimit të të drejtave t’auktorit.
Të drejtat e auktorit nuk munt të jenë objekt ekzekutimi, por munt të jenë objekt ekzekutimi vetëm përfitimet patrimoniale që rrjedhin nga këto të drejta.
- Neni 8
Kur auktori i veprës nuk gëzon të drejtat e auktorit, Shteti n’interes të përgithshëm, munt të marrë të drejtat e auktorit që përmenden ne pikat a) dhe b) të nenit 4 të kësaj Dekret-ligje, duke I paguar atij që gëzon sot një shpërblim të arësyeshëm.
Këtë vendim e jep Ministria e Arësimit.
Ministria e Arësimit cakton dhe shpërblimin që duhet t’i paguhet atij që gëzon të drejtat e auktorit, i cili për sa i takon shpërblimit munt t’ankohet në Gjykatën e Lartë.
II KOHA E VAZHDIMIT TË TË DREJTAVE TË AUKTORIT
- Neni 9
Të drejtat e auktorit i gëzon rregullisht auktori I veprës gjersa rron. Pas vdekjes së auktorit, këto të drejta i gëzon e shoqja sa është gjallë ose gjersa të martohet dhe fëmijët e tij gjersa të mbushin moshën 25 vjeç dhe kur këta nuk janë të t’aftë për punë gjersa vazhdon kjo paaftësi.
Kur të drejtat e auktorit, sipas dispozitave të mësipërme, nuk i gëzojnë e shoqja ose fëmijët atëherë këto të drejta i gëzojnë prindërit gjersa rrojnë, ose nipërit gjer në moshën 25 vjeç në qoftë se këta kanë qenë në ngarkim të auktorit, ose gjyshja sat ë jenë gjallë.
- Neni 10
Të drejtat e auktorit mi veprat fotografike dhe kinematografike si për auktorin ashtu edhe për trashëgimtarët e tij ligjorë, nuk munt të zgjasin më shumë se pesë vjet; mi botimet periodike, kalendarët, antologjitë dhe të tjera si këto, e drejta e redaktorit mi gjithë botimin ashtu edhe ajo e bashkëpunëtorëve mi punimet e veçanta qe janë botuar për herë të parë në këto vepra nuk munt të zgjatin më shumë se pesëmbëdhjetë vjet.
- Neni 11
Me kalimin e afateve të përmendura në nenet 9 e 10 të kësaj Dekret-ligje, të drejtat e auktorit bëhen pasuri e përbashkët e popullit dhe I merr Shteti.
III BOTIMI, PËRPUNIMI, RIPRODHIMI, ÇFAQJA, EKZEKUTIMI DHE PËRKTHIMI
- Neni 12
Ndalohet botimi dhe shumëzimi I vepravet letrare, artistike dhe shkencore pa lejën e atij që gëzon të drejtat e auktorit.
Trashëgimtarët e auktorit nuk kanë të drejtë të ndalojnë botimin, ekzekutimin dhe çfaqjen e veprave letrare, artistike dhe shkencore, por kanë të drejtën e shpërblimit.
- Neni 13
Ndalohet përpunimi I veprave letrare, artistike dhe shkencore pa lejen e atij që gëzon të drejtat e auktorit.
Përpunimi i një vepre nga një person tjetër dhe në një formë të re letrare dhe artistike krejt të ndryshme nga forma e parë (dramatizimi, etj.) munt të bëhet vetëm me pëlqimin e atij që gëzon të drejtat e auktorit me konditë që të ruhet karakteri i përmbajtjes së veprës dhe origjinaliteti I saj.
Ndalohet përpunimi, adaptimi, rregullimi muzikal etj. kur kjo nuk është tjetër gjë veçse riprodhimi i veprës origjinale ose shtrembërimi i veprës në frymë dhe stil.
- Neni 14
Edhe pa lejen e atij që gëzon të drejtat e auktorit, por gjithmonë kundrejt një shpërblimi, munt shfaqen dhe të ekzekutohen vepra dramatike, muzikore, dramatiko-muzikore, kinematografike, pantomime, koreografike, etj. në qoftë së këto janë botuar më pare.
Auktori ka të drejtë të mos lejojë që vepra e tij të çfaqet ose të ekzekutohet në një mënyrë të padenje.
Si vepra të botuara në kuptim të kësaj Dekret-ligje konsiderohen veprat që më parë janë shtypur.
- Neni 15
Veprat e shtetasve shqiptarë që janë botuar brënda ose jashtë Shtetit, si edhe veprat e shtetasve të huaj që janë botuar për herë të parë në Shqipëri munt të përkthehen në gjuhë të huaja vetëm me lejen e atij që gëzon të drejtat e auktorit mbi veprën origjinale.
- Neni 16
Nuk konsiderohet si shkelje e të drejtave të auktorit:
- botimi dhe riprodhimi i një vepre letrare, artistike dhe shkencore për nevojat e arësimit;
- shtypja në të përkohëshme të fjalimeve që janë mbajtur në publik;
- botimi i referateve mi veprat letare, artistike dhe shkencore të botuara, kur përmbajtja e këtyre veprave riprodhohet në një mënyrë origjinale;
- riprodhimi në gazetat dhe në revistat i artikujve që kanë karakter letrar dhe që janë shtypur në gazeta dhe në revista të tjera me konditë që riprodhimi të bëhet me njëherë pas botimit të pare;
- riprodhimi i fotografive të ndryshme artistike, të ilustracioneve, vizatimeve teknike, etj. që janë shtypur në gazetat dhe në revistat me konditë që riprodhimi të bëhet me njëherë pas botimit të pare;
- riprodhimi i veprave të skulpturës me pikturë dhe anasjelltas;
- riprodhimi i veprave artistike të ekspozuara në rrugët dhe në sheshet përveç kur riprodhimi i veprave skulpturale bëhet me kallëp;
- riprodhimi i vepravet të skulpturës dhe të pikturës me anën e fotografisë në gazetat dhe në revistat përveç kur këtë e ndalon shprehimisht auktori;
- ekspozimi i vepravet në ekspozitat publike përveç kur këtë e ndalon shprehimisht auktori;
- riprodhimi i një vepre të botuar më parë që bëhet me qëllim perfeksionimi personal me konditë që riprodhimi të mos jetë i destinuar e i ekspozuar në publik;
- riprodhimi i veprave artistike të artizanatit në punimin e prodhimeve industriale, zanati dhe punë shtëpiake me konditë që t’i paguhet një shpërblim atij që gëzon të drejtën e auktorit.
- Citimi literal i një pjese letrare, artistike ose shkencore nga vepra të botuara me konditë që citimi mos të jetë më i gjatë se një e tretat e veprës nga e cila është nxjerrë.
- Neni 17
Botimi, ekzekutimi, riprodhimi dhe përdorimi i veprave letrare, artistike dhe shkencore të përmëndura në nenin 16 të kësaj Dekret-ligje nuk formon një shkelje të të drejtave të auktorit në rast se shënohet në mënyrë të qartë auktori I veprës origjinale.
Ministria e Arësimit do të caktojë me udhëzime të veçanta kur përdorimi i një vepre letrare, artistike dhe shkencore nuk do të konsiderohet në kuptim të nenit 16 si shkelje e të drejtave të auktorit si dhe kur i takon auktorit e drejta e shpërblimit me përjashtim të nr. 12 të nenit 16.
III DISPOZITA PENALE
- Neni 18
Shkelja e të drejtave te auktorit të mprojtura me këtë Dekret-ligjë dënohet me gjobë gjer më 18.000 lekë ose me punë të detyruar gjer në tre muaj, përveç kur shkelja formon një faj tjetër më të rëndë.
Çështja e dëmshpërblimit që rjeth nga shkelja e të drejtave të auktorit do të zgjidhet sipas dispozitave të së drejtës civile.
- Neni 19
Për gjykimin e fajeve të parashikuara nga paragrafi i parë i nenit të sipërm dhe të konflikteve që lindin në lidhje me të drejtat e auktorit është kompetente gjykata e Prefekturës.
Kompetenca tokësore caktohet sipas parimeve të përgjithëshme proceduriale.
- Neni 20
Të drejtën e ngrehjes së padijes e ka ay që gëzon të drejtat e auktorit ose personi fizik ose juridik i autorizuar.
Lidhjet e auktorëve kanë të drejtë të ngrejnë padije edhe pa autorizim të posaçëm dhe të përfaqësojnë atë që gëzon të drejtat e auktorit përpara gjykatave dhe organeve t’administratës shtetërore përveç kur auktori është çfaqur shprehimisht kondra ankimit.
IV DISPOZITA TË NDRYSHME
- NENI 21
Kur të drejtat e auktorit i gëzon Shteti (nenet 3,8 e 11 të kësaj Dekret-ligje) 50 për qind e të ardhurave nga këto të drejta shkojnë në arkën e Shtetit dhe përdoren për riprodhimin e jetës kulturale dhe artistike të vëndit dhe 50 për qind do të vihen në dispozicion të lidhjes përkatëse të shkrimtarëve për të ndihmuar dhe siguruar puntorët e kulturës.
Përqindjet e mësipërme të t’ardhuravet do të llogariten pasi të zbritet shpërblimi që Shteti detyrohet t’i paguajë atij që gëzon të drejtat e auktorit kur vepra është blerë në bazë të nenit 13 të kësaj Dekret-ligje.
Për nxjerrjen e administrimit e të ardhuravet të sipërme kujdeset Ministria e Arësimit.
- Neni 22
Autorizohen lidhjet e auktorëvet që të kujdesen për realizimin e të drejtave të auktorit duke ndihmuar për këtë auktorët ose ata që i gëzojnë këto të drejta. Gjithashtu këto lidhje me këshillat dhe propozimet e tyre ndihmojnë ministrinë e Arësimit në organizimin dhe në zbatimin e mprojtjes së të drejtave të auktorit që Shteti kryen në bazë të kësaj Dekret-ligje.
- Neni 23
Me rregullore të ministrisë s’Arësimit do të vihen ne dispozita mbi rregullimin e raporteve në mes atyre që gëzojnë të drejtat e auktorit dhe personave që botojnë, përpunojnë riprodhojnë, çfaqin, eksekutojnë dhe përkthejnë veprat letrare, artistike dhe shkencore në lidhje me shpërblimin, përfitimin nga këto vepra dhe me konditat e këtij përfitimi.
- Neni 24
Auktori i veprës letrare, artistike dhe shkencore, shtetas shqiptar, munt të botojë veprën e tij për herë të parë edhe jashtë Shqipërisë, por mbasi t’i ketë propozuar më parë Ministrisë s’Arësimit botimin e veprës së tij dhe ajo e ka refuzuar këtë, përndryshe humbet të drejtën e mprojtjes sipas kësaj Dekret-ligje dhe kur auktori boton veprën e tij jashtë Shtetit më qëllim të keq dhe për të dëmtuar interest e Shtetit dënohet penalisht.
- Neni 25
Shteti ka të drejtë të ndalojë botimin e veprave shkencore kur botimi i këtyre veprave dëmton interest e mprojtjes së vëndit si dhe të marri të drejtat e auktorit të këtyre veprave pa marrë parasysh se kush i gëzon këto të drejta, po gjithmonë kundrejt një shpërblimi.
Vendimi mi ndalimin e botimit e jep Qeveria mi propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes kombëtare.
- Neni 26
Të drejtat e auktorit të shtetasve të huaj mprohen sipas marrëveshjeve të lidhura me Shtetet e huaj.
- Neni 27
Autorizohet Ministrija e Arësimit që të nxjerrë rregullore dhe të japë udhëzime për zbatimin e kësaj Dekret-ligje.
V. Dispozita të fundit
- Neni 28
Kjo Dekret-ligjë zbatohet edhe për veprat letrare, artistike dhe shkencore që janë botuar para hymjes në fuqi të kësaj Dekret-ligje.
- Neni 29
Kjo Dekret ligje hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes në “Gazetën Zyrtare dhe për aprovim do t’i paraqitet Kuvëndit Popullor në sesionin e tij të ardhëshëm.
Tiranë, më 24 Shtator 1947
PRESIDIUMI I KUVËNDIT POPULLOR I
REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË
SEKRETARI PRESIDENTI
(Sami Baholli) d.v. (Dr. Omer Nishani) d. v.