Valbona Nathanaili
Prej disa ditësh opinioni publik është tronditur nga rrjedhja e të dhënave sensitive, përfshirë numrin e kartës së identitetit, vendin e punës, datëlindjen e vendlindjen, për 910 062 qytetarë, që sipas drejtuesve të Lapsi.al, e kanë burimin në serverat e Partisë Socialiste. Po sipas Lapsi.al, reagimet e figurave të Partisë Socialiste kanë mohuar se ato janë listat e tyre.
(lexo këtu: https://lapsi.al/2021/04/13/andi-bushati-rrefen-si-i-gjeti-lapsi-al-listat-sekrete-te-ps-dhe-emrat-e-patronazhisteve/)
Deri sa Prokuroria të bëj punën e saj dhe të gjejë kush është burimi i vërtetë i këtyre të dhënave, pse e si janë mbledhur dhe mbi bazën e kujt ligji, apo deri sa edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të bindet se vërtet kemi të bëjmë me një skandal dhe duhet të fillojë të hetojë, pa pritur denoncimet e qytetarëve, synimi i këtij shkrimi është:
- Të japë në mënyrë të përmbledhur komentet, që kanë bërë patronazhistët për disa nga 910 062 qytetarët që kanë emrat në atë database dhe janë bërë publike në media të ndryshme apo edhe në rrjete sociale, nga vetë personat që kanë verifikuar të dhënat e tyre dhe, të tronditur nga çfarë kanë lexuar, i kanë denoncuar pa frikë.
- Të mbështesë Lapsi.al për përkushtimin dhe profesionalizmin në publikimin e lajmit dhe etikën në mbrojtjen e burimit të tyre! Kjo është gazetari dhe duhet të mësohemi që ka edhe gazetarë! Populli ynë ka një fjalë të urtë popullore: “Kur thuhet ja ku është ujku, zakonisht nuk kërkohen gjurmët! Detyra e prokurisë dhe e komisionerit është të kërkojë ujkun – dhe nëse nuk ka, t’u shpjegojë qytetarëve se mund të vazhdojnë të bëjnë humor në këtë prag-fushate elektorale. Një lajm – nëse mund të quhet i mirë – faqja patronazhisti im është bllokuar!
- Të mbështesë qytetarët, për kurajën civile në denoncimin e patronazhistit – shpesh edhe me nota humori (këto komente nuk janë përfshirë)
Më poshtë janë komentet, renditur sipas alfabetit, ndërkohë që e vetmja ndërhyrje që është bërë është redaktimi:
- E larguar, referuar si votuese e Partisë Demokratike, pastaj e LSI-së nga OS; pas takimit me delegatin, identifikuar me bindje të majtë, por nuk kanë ardhur të votojnë në zgjedhjet e fundit.
- Elektorat gri.
- Është shumë sëmurë, me demencë të trurit.
- Hasmëri.
- Hequr nga puna.
- I çmendur.
- I duhet nxjerrë leja e legalizimit.
- Jo i ekuilibruar në qëndrime.
- Ka qene me LSI-në familjarisht, e ka punësuar LSI-ja; është në listën e ritakimeve nga patronazhuesi, u verifikuan dhe familjarisht nuk jetojnë më te Bregu i Lumit.
- Ka qenë me Partinë Demokratike dhe premtoi që do punojë për Partinë Socialiste, pasi mori legalizimin;
- Ka votuar Partinë Socialiste në zgjedhjet e mëparshme, por nuk voton këto zgjedhje; në negociata.
- Kanë nevojë për motivim $
- Kanë qenë votues tradicionalisht me Partinë Socialiste; janë të mërzitur; mundësi të lartë abstenimi.
- Këta janë te stacioni i atobuzit; shtëpinë e kanë dhënë me qira për fruta-perime, nazo; kanë votuar dy herët e fundit Partinë Socialiste; janë të pakënaqur.
- Këto zgjedhje kanë dhënë fjalën se do të votojnë Partinë Socialiste.
- Kontribues në PS.
- Luajnë me shumë drejtime; historikisht kanë qenë me Partinë Demokratike; janë kontaktuar nga koordinatori dhe u kanë premtuar se do votojnë Partinë Socialiste, por nuk janë të sigurt!
- Mund të votoj Partinë Socialiste, nëse del privatizimi i pallatit të beqarëve.
- Në negociata, i pakënaqur për pallatin e ri që po ndërtohet në sheshin e lagjes
- Nën presion nga kompania ku është i punësuar.
- Nëse futet në punë e shoqja Alberti bashkë me pjesëtarët e familjes votojnë Partinë Socialiste, nusja Albertit ka konkurruar mbi 7 herë për edukatore, por nuk ka fituar.
- Nëse i legalizohet shtëpia do të votojë për Partinë Socialiste
- Nga kontakti telefonik ishte pozitive dhe e kënaqur me qeverisjen. Deklaroj familje dëshmori. U shpreh që vota është e fshehtë.
- Nuk banon në zonë; nga hetimi në facebook mund të jetë votues i Partisë Socialiste.
- Nuk voton, dëshmitare e Jehovait.
- Nuk voton; është myslimane e veshur dhe burri ka dy vjet i zhdukur.
- Nusja i punon në kryeministri
- P.72 shk.5/ e kanë hequr nga puna, i mërzitur
- Pakënaqësi për mos-punësim.
- PERFITUES TERMETI DS1
- PERFITUES TERMETI DS2
- Pjesërisht i kënaqur nga qeveria Rama. Nuk kanë marrë pjesë në votime; por këtë herë është marrë në patronazh nga Ervin Bami.
- Problem për ta është rruga “Xhon Belushi”; Avniu është në diskutime me ta; zgjidhja e problemit, do të ishte në favor të Partisë Socialiste.
- Problematika: rruga pranë shtëpisë dhe papunësia e djalit; me Partinë Socialiste dhe shumë e kënaqur.
- Punon në shtet.
- Punon si kamariere; e kthyer nga LSI në Partinë Socialiste; pas takimeve që kam bërë më kanë kërkuar vetëm rrugën përpara pallatit.
- Refuzon të jetë pjesë e Partisë Socialiste.
- ROME-PR dhe në të gjitha zgjedhjet janë blerë.
- Sepse bën investim dhe vetëm këtë rrugicë nuk shtruan në lagje.
- Sepse i është premtuar bashkëshortja pastruese dhe nuk u bë.
- Shkak për pasigurinë – mungesa e investimit në lagje.
- Të jemi shëndoshë e mirë deri më 25 Prill, sa për partitë nuk na interesojnë shumë.
- U kontaktua dhe përgjigjet shumë keq; rezulton si votues për Partinë Demokratike.
- U kontaktua nga G. Sokolaj. Ka problematike ujrat e zeza te Rr. “Sadik Petrela”, si dhe për arsye të punimeve nga bashkia, pretendon t’i kenë prishur një copë avlli, si dhe gjysmën e banjës; konfirmoi votën e saj. U vendos: Partia Socialiste e pasigurt (perceptim personal).
- U kontaktua nga G. Sokolaj; konfirmoi votën e tij dhe të familjes në total 5 vota; njësia 3; duke pasur parasysh dhe referuesin znj. O. Manastirliu janë vendosur PS të sigurt.
- U kontaktua nga G. Sokolaj; numri i telefonit të votuesit nuk ekziston; u vendos Partia Socialiste si e sigurt, sipas referencës të znj. B. Balluku.
- USA / Referuar fillimisht si PD. Të verifikohet.
- Vaso Pasha/ ngjitur me pallatin te xixat; nuk ka asnjë preferencë politike/ nuk do të votojnë për zgjedhje.
- Vetëm ankohet: jo s’na ka bërë gjë, jo nuk kemi rrugë.
- Vështirë të kuptohen, nuk marrin pjesë në zgjedhje.
- Zakonisht nuk merr pjesë në votime.