Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar për 28 kandidatë për deputetë, nga të gjitha partitë politike që garojnë për kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, t’i nënshtrohen një hetimi më të thelluar nga Prokuroria e Përgjithshme.

Sipas Kushtetutës dhe Ligjit nr. 138/2015, të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në Kuvend apo organet e vetëqeverisjes vendore të individëve e kanë të kufizuar të gjithë ata persona që kanë kryer vepra të rënda penale.

Të gjithë shtetasit që dëshirojnë të kandidojnë për deputet, dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit në të njëjtën kohë me kërkesën për kandidim pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve administron formularët e vetëdeklarimit dhe verifikon paraprakisht të dhënat e deklaruara nga kandidatët. Në rastet kur ka indicie, i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin deklarimet të bëra. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve sipas rastit, merr masa për zbatimin e ndalimeve të ligjit.

Lista e kandidatëve për deputetë, që në zbatim të ligjit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të ketë patur indicie dhe ka kërkuar hetim më të thelluar nga filtrat e Prokurorisë së Përgjithshme:

KOALICIONI ALEANCA BASHKIMI POPULLOR – EMIGRACIONI-ORA E SHPRESËS DHE KONSERVATORËT

  1. Altin Gjeloshaj
  2. Elsa Voka
  3. Daniel Prroj
  4. Ervis Beu
  5. Ido Pashaj

PARTIA BINDJA DEMOKRATIKE

  1. Arsen Belaj
  2. Bahri Shabani

PARTIA LËVIZJA PËR NDRYSHIM

  1. Dashamir Tahiri
  2. Adrian Gjoka

PARTIA LËVIZJA E RE

  1. Elmi Kuka

PARTIA LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM

  1. Arbër Arifaj
  2. Ashim Tafilaku
  3. Elton Ismaili
  4. Ferdinant Aligjoni
  5. Ilir Hysi
  6. Artur Baku

PARTIA NISMA THURJE

  1. Boris Shakaj
  2. Napolon Laska

PARTIA DEMOKRATIKE

  1. Agron Kapllanaj
  2. Gentian Muça
  3. Rezeart Tusha
  4. Zef Hila

PARTIA SOCIALDEMOKRATE

  1. Kleo Murataj
  2. Tom Doshi
  3. Serdar Hoxha

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË

  1. Artan Bitri
  2. Halim Dauti
  3. Leonard Beqiri