Një dëshirë për Krishtlindje Autor: Katherine Rundell

Ilustrimet: Emily Sutton / Shqip: Valbona Nathanaili / Botues: Fondacioni “Henrietta Leavitt” – Fondacioni Shqiptar për Shkencë, Media dhe Demokraci / Redaktorë: Zimo Krutaj dhe Iva Nathanaili / ISBN: 978-9928-4543-1-7 / Çmimi 1500 lekë / F. 64 / Lidhje e fortë / Elbasan: nëntor 2019.

Fondacioni “Henrietta Leavitt” ka marrë të drejtën për përkthimin në shqip, botimin dhe shpërndarjen, të librit Një dëshirë për Krishtlindje, të autorëve Katherine Rundell & Emily Sutton.

Botimi i parë në gjuhën origjinale (anglisht) 2019. Botimi i parë në shqip, nëntor 2019. Kontrata është nënshkruar me Bloomsbury Publishing Plc.

Përmbledhje

Nominuar, në vitin 2019, për çmimet:

CILIP Carnegie dhe Kate Greenaway

Katherine Rundell, fituesja e disa çmimeve dhe autorja e librave Rooftoppers, The Wolf Wilder dhe The Explorer, sjell magjinë e Krishtlindjes nëpërmjet një historie ku ndërthurret klasikja me modernen. E shkruar me shumë ngrohtësi dhe mbushur me nota humori, “Një dëshirë për Krishtlindje” na sjell në vëmendje vlerat dhe njerëzit që vërtet kanë rëndësi për ne.

Një djalë i vogël shpreh një dëshirë, që e nxori nga thellësia e zemrës sapo pa një yll që po bie, natën e Krishtlindjes. Dëshira është shumë e thjeshtë, por shumë domethënëse për kohët moderne që jetojmë:

Nuk dua të jem vetëm! Kam dëshirë të kem sot dikë të rrijë me mua.”

Këtu fillojnë edhe aventurat e djalit të vogël. Teodori, djali i vogël i përrallës sonë, kalon një natë të paharruar me katër miq shumë të veçantë, aq të dashur dhe të çuditshëm njëkohësisht.

  • Libri ka shitur, në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 7,000 kopje.
  • Libri është përkthyer, përkatësisht, në: Francë (Gallimard), Gjermani (arsEdition), Itali (Rizzoli), SHBA (Simon & Schuster), Japoni (Goblin Shobo), Greqi (Metaichmio), Poloni (Foksal), Kinë (New Buds), Rusi (Rosman), Ukrainë (Ranok), Shqipëri (Fondacioni “Henrietta Leavitt”).
  • Katherine Rundell ka fituar Çmimin e librit për fëmijë “Waterstones”, “The Costa Children’s Book Award 2017” dhe “The Blue Peter Award” për narrativën më të mirë. Autorja është nominuar për “Carnegie Medal”
  • Emily Sutton ka mbaruar studimet pranë “Edinburgh College of Art” më vitin 2008. Ka ilustruar, gjithashtu, dy nga librat e autores Clara Button, si dhe librin e Michael Bond “The Tale of the Castle Mice” .
  • Valbona Nathanaili është përkthyese e një numri të madh librash nga anglishtja.