Pjesë nga fjalimi i John Kennedy, më 12 shtator 1962
Ne duam të shkojmë në Hënë këtë dekadë, si dhe të realizojmë disa synime të tjera, jo sepse janë të lehta, por sepse janë të vështira…
E kuptoj, që në një farë mënyre, këto janë çështje besimi dhe vizioni, sepse akoma nuk e dimë se çfarë do mund të përfitojmë nga to. Por, nëse them, të dashur bashkëqytetarë, se do të dërgojmë në Hënë, në një largësi 386 243 kilometra nga stacioni i kontrollit në Houston, një raketë gjigante, të gjatë më shumë se 92 metra, e njëjtë me atë të një fushe futbolli, e bërë e gjitha prej lidhjeve të ndryshme metalike, disa prej të cilave nuk janë shpikur akoma, të afta t’i rezistojnë temperaturave shumë të larta dhe trysnive shumë të mëdha, të paprovuara më parë, me pjesë që i bashkëngjiten njëra-tjetrës me një saktësi më të mirë se edhe ajo e orës më të përsosur, e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për shtytje, drejtim, kontroll, komunikim, ushqim dhe mbijetesë, në një mision të paprovuar më parë, në një trup qiellor të panjohur nga afër dhe, më pas, të sigurojmë kthimin e sigurt të ekuipazhit në Tokë, të ri-hyjnë në atmosferë me shpejtësi afro 11 276 metra/sekondë, që shkakton një nxehtësi sa gjysma e asaj të shkaktuar nga temperatura e diellit – pothuaj po aq nxehtë sa është sot, këtu – dhe do i bëjmë të gjitha këto, dhe do i bëjmë në mënyrën e duhur, dhe do i bëjmë të parët, përpara mbarimit të kësaj dekade – atëherë duhet të jemi krenarë…
Dhe kjo do të bëhet!
Dhe do të bëhet përpara fundit të kësaj dekade!