Nëse dëshironi të botoni një artikull me Fondacionin “Henrietta Leavitt”, jeni i mirëpritur, por ju lutemi të merrni në konsideratë këto udhëzime:

  1. Sigurohuni, fillimisht, të bëni një klasifikim se në cilën nga rubrikat mund të përfshihet tematika e artikullit tuaj- konsultohuni, ju lutemi, me uebin tonë!
  2. Rekomandojmë që artikulli të ketë 700-1000 fjalë. Artikulli duhet të jetë në word, i editueshëm, të shoqërohet me një CV të shkurtër, përshkruese, jo më shumë se 250 fjalë, të autorit ose autorëve, si dhe të përmbajë mënyrat e kontaktimit në rrjetet sociale (këto të fundit, nëse janë të mundshme). Ju lutemi të bashkëngjisni edhe një foto tuajën ose të bashkautorëve me rezolucion të lartë. Rekomandojmë që të përdorni sa më pak grafikë a tabela, por në të gjitha rastet, duhet të dërgohen veçan dhe me rezolucion sa më të lartë, ndërkohë që vendi i tyre duhet të referohet qartë në brendësi të artikullit.
  3. Për secilën nga rubrikat, Fondacioni merr në konsideratë për botim artikuj që janë dërguar te ne për herë të parë, pra nuk janë botuar ose janë në proces botimi a shqyrtimi për botim diku tjetër.
  4. Fondacioni rezervon të drejtën të bëj ndryshime editoriale përpara botimit.
  5. Ju lutemi, kini në vëmendje, se nëse artikulli pranohet për botim, të gjitha të drejtat e autorit, pa shpërblim (me përjashtim të rasteve kur palët kanë rënë dakord më parë, me kontrata individuale) i kalojnë Fondacionit “Henrietta Leavitt”. Këto të drejta i rezervojnë Fondacionit që artikulli të jetë on-line në ueb, si dhe pjesë e botimeve të ndryshme, sipas rekomandimeve tona, në mediume që mund t’i ofrohen lexuesit sipas kushteve për të cilat është rënë dakord nga ne, në gjuhën në të cilën është dërguar ose në gjuhë të tjera.
  6. Duke qenë se numri i artikujve që marrim është i konsiderueshëm, ju lutemi që në rast se artikulli nuk pranohet për botim, të kemi mirëkuptimin tuaj për të mos iu ofruar arsyet e një vendimi të tillë.
  7. Inkurajojmë veçanërisht gratë të na shkruajnë, – Fondacioni është shumë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm në ruajtjen e balancave gjinore.
  8. Duke na dërguar artikullin, ju jepni garanci, që përmbajtja e artikullit dhe çdo foto, figurë, tabelë a grafik që shoqëron a shoqërojnë:
  • Janë origjinale ose asnjë tjetër nuk ka pretendime në lidhje me pronësinë e tyre;
  • Janë dërguar për herë të parë pranë Fondacionit “Henrietta Leavitt” dhe nuk janë në proces botimi a në shqyrtim për botim në asnjë vend tjetër;
  • Nuk shkelin ose nuk janë në kundërshtim me asnjë ligj për të drejtat e autorit (për të gjitha llojet e krijimtarisë);
  • Nuk përdorin fjalor fyes, të papërshtatshëm, vulgar
  • Respektojnë etikën
  • Nuk përmbajnë kërcënime, pornografi.
  • Nuk nxisin dallime racore, etnie, klase, gjinie
  • Nuk nxisin urrejtje
  • Nuk përmbajnë reklama ose promovojnë një biznes të caktuar
  • Janë në përputhje me ligjet që zbatohen në Republikën e Shqipërisë dhe politikat e saj për botime.

Artikulli ka emrin tuaj, por ne kemi të drejtën ta përdorim për një periudhë 7vjeçare pa shpërblim, për të gjitha qëllimet e Fondacionit “Henrietta Leavitt”, në ueb ose për synime të tjera, përfshirë edhe botimin në gjuhë të tjera nga gjuha shqipe.

Fondacioni “Henrietta Leavitt” përfton të gjitha të drejtat morale që i njeh ligji shqiptar mbi një botim të tillë. Duke botuar artikullin tuaj, ne fitojmë të drejtën për ta ruajtur përmbajtjen në të gjitha serverat që kemi në dispozicion ne vetë, ose palët me të cilat kemi kontraktuar.

Kontakt: [email protected]

Faleminderit për interesimin për të botuar një artikull me Fondacionin “Henrietta Leavitt”!