Më shumë libra në bibliotekën e shkollës dhe të kopshtit! Dhuro libra për bibliotekën e një kopshti ose të një shkolle publike!
Fondacioni “Henrietta Leavitt” ka marrë nismën për të ndihmuar në pasurimin e bibliotekave në përgjithësi dhe të kopshteve dhe të shkollave publike në veçanti. Vetëm nuk ia dalim…
Për këtë, kërkojmë bashkëpunimin me ju!
Kemi vënë në dispozicion dy sete me libra, secili në vlerën 5000 lekë dhe për dy grup-mosha, parashkollor dhe shkollë fillore është seti i parë, ndërsa për nxënësit dhe mësuesit e gjimnazeve është seti i dytë.
Çfarë kërkohet nga ju? Nëse keni dëshirë të kontribuoni me pasurimin e bibliotekës së një kopshti apo shkolle publike, një shkollë ku keni studiuar ju vetë apo vazhdojnë të studiojnë fëmijët, që është në komunitetin tuaj apo në vendin e origjinës, mund të dhuroni një nga dy setet e mëposhtëm. Shpenzimi është i vogël për një synim të madh!
Si funksionon? Zgjidhni shkollën ose kopshtin që dëshironi të ndihmoni dhe në përshtatje me grup-moshën, edhe sasinë e seteve, mund të jetë një ose disa të tillë. Kontaktoni: e-mail [email protected]. Shkruani: emrin e kopshtit/shkollës, adresën, nëse doni që emri juaj të shkruhet në libër ose jo, nëse dëshironi që t’i çoni vetë librat, apo do na e besoni ne, transfertën bankare në numrin e llogarisë të fondacionit (shih më poshtë) me shpjegimin: Pagesë për libra për bibliotekën e shkollës/kopshtit (emri), numrin e seteve (një set…) / Ose, një mesazh në numrin 0694793360, me informacionin e mësipërm.
Libra për bibliotekën e një kopshti ose shkolle fillore / Total 5000 lekë
- Vajza dhe dinozauri Autor Hollie Hughes 2 kopje /për fëmijë
- Një dëshirë për Krishtlindje Autor: Katherine Rundell 1 kopje /për fëmijë
- Edukimi liberal Autorë: Nathanaili, Nussbaum, Fuller 2 kopje /për mësues
Libra për bibliotekën e një gjimnazi /Total 5000 lekë
- Çfarë është jeta Autor Erwin Shrodinger 2 kopje /për nxënës dhe mësues
- Edukimi liberal 1 kopje Autorë: Nathanaili, Nussbaum, Fuller /për nxënës dhe mësues
- Komercializimi i shkollimit Antologji 2 kopje /për nxënës dhe mësues
Kontribute
- Aurora Verteniku Knuti për shkollën 9-vjeçare “Vatra e dijes”
- Aida Tirana për gjimnazin “Ismail Qemali”
- Magi Apostoli për shkollën 9-vjeçare “Nikel Dardani”
- Arjel Apostoli për shkollën 9-vjeçare “Ramazan Jarani”
- Tritan Verteniku për shkollën “Harry Fultz”
- David Verteniku, për shkollën 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”
- Emri: FONDACIONI HENRIETTA LEAVITT
- Nr. llogarisë: 10787231801 LEK
- IBAN: AL33208110080000010787231801
- Swift kodi i bankës: USALALTR