“Maradona, Dora e Zotit” Autor: Jimmy Burns

Shqip: Valbona Nathanaili /Botues: Fondacioni “Henrietta Leavitt” – Fondacioni Shqiptar për Shkencë, Media dhe Demokraci / Parathënia: Avokat Dr. Agim Muço /Redaktor: Andrea Nathanaili /ISBN:978-9928-4543-7-9 /Çmimi 1500 lekë /F. 394 / Tiranë, shtator 2021.

  • Fondacioni “Henrietta Leavitt” ka marrë të drejtën për përkthimin në shqip, botimin dhe shpërndarjen, të librit Maradona, Dora e Zotit , të autorit Jimmy Burns. Botimi i parë në gjuhën origjinale (anglisht) 1996. Përditësuar me Kupën e Botës 2010 dhe me muajt e fundit të jetës.
  • Botimi i parë në shqip shtator 2021. Kontrata është nënshkruar me Bloomsbury Publishing Plc.

Rreth autorit

Jimmy Burns u lind në Madrid, më 1953. Shkollën e mesme e kryen në “Stonihurst College”, Lancashire, ndërsa studimet e larta në University College, London. Studimet “Master” i mbron për “Politika dhe qeverisja në Amerikën Latine” në “Institutin e Studimeve për Amerikën Latine” pranë “The London School of Economics and Political Science”, Londër. Në fillimet e tij si gazetar punon për “Yorkshire Television”, BBC dhe si korrespondent për The Economist dhe The Observer. Në karrierën e Burns përfshihet edhe bashkëpunimi me The Financial Times, në rolin e korrespondentit të huaj. Më 1990 fiton çmimin “Industrial Reporter” i vitit. Aktualisht është korrespondent për çështjet sociale pranë The Financial Times.

Botime të tjera nga i njëjti autor:

  • “Toka që humbi heronjtë e saj”, fitues i çmimit “Somerset Maugham” për letërsinë jo-artistike;
  • “Matanë lumit të argjendtë”
  • “Spanja: mike e letërsisë”
  • “Barça: pasioni i njerëzve”.

Valbona Nathanaili është përkthyese e një numri të madh librash nga anglishtja.

Përmbajtja

Në vend të një parathënie Avokat Dr. Agim Muço /Hyrje për botimin e vitit 2021 / 1 Ringjallje /2 Lind një fëmijë /3 Drejt tempullit /4 Dashuritë e para / 5 Fushat vrasëse /6 Djali i Juntës /7 Harry shkon në Buenos Aires /8 Pará, pará, pará /9 “Boca” Kampione /10 Faktori “Falkland” /11 Thyerja në Barcelonë /12 Terry dhe Diego /13 Mbret ndërmjet kumbarësh /
14 I rënë nga yjet /15 Festa meksikane /16 Falkland: Hera e dytë /17 Nën hijen e një vullkani /18 Ambasador i sportit /19 Hakmarrja italiane /20 Përballja me kokainën /21 Pozitiv në test /22 Në ndjekje të Diegos /23 Rilindja e Maradonës /24 Një vdekje e paralajmëruar /Maradona: Copëza nga jeta në foto.

Kanë thënë për librin

  • Burns vërtet që nuk duhet të jetë në rregull! Dhe, të gjithë ata që referon Burns në Dora e Zotit, do të kenë telashe. Nuk dua që njerëzit të shprehen për një libër, që nuk thotë gjëra të mira për mua. Nëse janë miq, preferoj të kem armiq. Diego Maradona
  • Me këtë libër, Burns tregoi se është i mrekullueshëm. Jeta e jashtëzakonshme e Maradonës, e ngjashme me atë të një treni që “fluturon” nëpër “malet ruse”, shtjellohet në gjithë lavdinë e saj të dhimbshme. Burns e ka shkruar biografinë e Maradonës me pasion – ndihmuar padyshim nga karakteri i jashtëzakonshëm i tij – përmban shumë informacion dhe, për kohët tona, mbushur me idhuj që rrëzohen e paga e shpërblime që herë kapin majat dhe herë janë zero, ke çfarë të mësosh. Madhështor! Total Sport
  • Njësoj si vëllezërit Gallagher, edhe jeta e Maradonës përmban kapituj me seks, drogë dhe rock’n’roll. Vetëm se rastin e Diegos mund të shtosh edhe më shumë: varfëri, korrupsion, konspiracion, tradhti bashkëshortore dhe shenjtëri njëkohësisht…. Tematikat që Burns i shtjellon në mënyrë të veçantë shumë mirë është pse Maradona ishte ashtu si ishte, pse njerëzit e donin Maradonën, dhe asnjëherë pa asnjë ndjenjë faji për ata burrë për gjithë sa i ndodhte. Burns arrin të depërtojë deri në rrethin e ngushtë të lojtarëve, trajnerëve dhe doktorëve që e kishin mbajtur gojën mbyllur për shumë kohë. E do apo e urren si njeri, Maradona është një nga historitë më të bukura të futbollit, ndërsa libri i Burns për të është një nga librat më të mirë për vetë futbollin i të gjitha kohërave. Goal
  • Hulumtimi i Jimmy Burns, shkruar me elegancë dhe përpikëri, për një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, e trazon lexuesin me ulje-ngritjet e kthesat e karrierës së Maradonës. When Saturday Comes
  • Diego Maradona pushoi së qeni një nga lojtarët më të dashur të futbollit dhe filloi të shihej si figurë tragjike dhe e trazuar, për shkak të manipulimeve, zhgënjimeve dhe mënyrës se si u përdor. Inside Sport, Australia
  • Më shumë se sa thjesht një biografi, Burns ia ka dalë të shkruajë portretin e Maradonës, si dhe ta shoqërizojë me një përshkrim të përgjithshëm që i bën sportit dhe shoqërisë në këta 30 vitet e fundit. Thjesht një libër i mirë dhe që lexohet me interes. Andreas Herren, FIFA
  • Jeta dhe krimet e Diego Maradonës të trajtuara kronikisht, në një biografi tejet informuese. Ky libër, që mund të klasifikohet si një hulumtim i mirë shkencor, tregon se jeta e tij ka qenë një përzierje e dhunshme e shkëlqimit në sport me veprimet e pamoralshme në planin personal. Dora e Zotit që rëndohet nga këmbë prej balte. Mike Walters, Daily Mirror
  • Një përpjekje me vlerë, si dhe për t’u lavdëruar, që zbulon talentin e mrekullueshëm, njëherazi edhe vullnetin e dobët të këtij njeriu, që jetoi për të plotësuar ëndrrën në futboll, por nuk mundi t’i rezistojë tundimit për të abuzuar me trupin e tij nga përdorimi i drogës. Një përzierje sfiduese e madhështisë me mashtrimin. Daily Mail
  • Një libër që të tërheq të tërin, për një subjekt që është shpesh aspak tërheqës! Paul Wilson, Observer
  • Subjekt i këtij libri të mrekullueshëm dhe të hulumtuar më së miri është një krye-mjeshtër që drogohet. Turp për subjektin! “Dora e Zotit” do të ishte më mirë të ishte zëvendësuar me “Dora e Djallit” ose “Dora e hileqarit”, sepse është më afër realitetit… Biografia e parë për një idhull futbolli që rezulton të ketë “këmbë balte”… vështirë të përtypet. Greg Struthers, Sunday Times
  • Burns e tregon historinë e Maradonës me profesionalizëm dhe entuziazëm. Në mënyrë shumë të kujdesshme, arrin të ç’pleksë rrjetat e shumta të manipulimit që e rrethonin nga të katër anët… Kur të diskutoni për librin, më shumë se me personalitetin e Maradonës do të merreni me ata, që me shumë brutalitet, shfrytëzuan dobësitë e tij, të qarta pothuaj për të gjithë që e njihnin. Politikat e turpshme dhe korruptive të futbollit ndërkombëtar nuk janë ekspozuar ndonjëherë kaq qartë. Kur ta lexojë Maradona këtë studim, ndoshta do të arrijë të kuptojë e mësojë se çfarë ka ndodhur me karrierën e tij “magjike”. Ian Hamilton, Financial Times
  • Burns është autori perfekt për ta vendosur, gjithë sagën e Maradonës, në kontekstin e duhur. Burns jo vetëm është sportdashës dhe e njeh futbollin… Burns është, në të njëjtën kohë, edhe ekspert për çështje që kanë lidhje me Argjentinën, plotësuar me aftësitë e një gazetari investigativ. Në rrjedhojë, libri i tij është kombinimi i një historie sfiduese personale me analizën inteligjente të rolit që ka luajtur Maradona në përgjithësi – dhe z. Maradona në veçanti – në politikën dhe shoqërinë argjentinase… Lexuesit që janë të interesuar për sociologjinë e futbollit, Argjentinën moderne apo edhe atyre që u pëlqen të kuptojnë “historinë përtej titujve kryesorë të gazetave” do të admirojnë, pa asnjë mëdyshje, librin ngacmues të Burns, që arrin të tejkalojë kufijtë normalë të gazetarit sportiv. The Economist
  • Jimmy Burns nuk mund të shkruajë në mënyrë të mërzitshme. Nuk e ka atë aftësi! Burns ka shkruar, me aq ndershmëri dhe aq mirë sa është e mundur, për një djalë të varfër që vjen nga rrethinat e papërshtatshme dhe frenuese të Buenos Aires-it, që arrin të ngjitet lart, por bie po aq poshtë… Dora e Zotit është një libër që zbardh shumë mistere dhe arrin të shkatërrojë rrjetën e miteve, të të fshehtave dhe të hipokrizisë së pamëshirshme që rrethonte një nga sportistët më të adhuruar dhe të urryer në botë! Hugh O’Shaughnessy, Irish Times
  • Ky libër, shkruar në mënyrë të mrekullueshme, është shterues nga pikëpamja e hulumtimit. Në të përfshihet edhe kapitulli magjepsës me titullin “Harry shkon në Buenos Aires”, ku përshkruhen ngjarjet që shoqërizuan përpjekjet e mrekullueshme të menaxherit të “Sheffield United”, Harry Haslam, për të sjellë Maradonën, në atë kohë praktikisht i panjohur, në Angli, më 1978. Për këtë kapitull të veçantë, keni garancinë time se çdo gjë është si shkruhet! Tony Pritchett, Sheffield Star.