Fondacioni “Henrietta Leavitt” hap thirrjen për artikuj me temë “Komercializimi i shkollimit”

Afati i dorëzimit të abstrakteve: 1 mars 2019 / Artikulli i plotë: 1 maj 2019 / Thirrja ka qendruar e hapur vetëm për pedagogët e Universitetit të Prishtinës, deri më 31 gusht 2019. Artikujt e zgjedhur për botim: Shih në fund

Arsyetim

Aktualisht, arsimi në Shqipëri ofrohet ndërmjet dy lloj institucionesh arsimore: privat dhe publik.  Situata paraqitet mjaft e tensionuar në institucionet publike, ku prej afro një muaji këto institucione janë mbyllur, në rrjedhojë të një proteste të përgjithshme studentore, ndërkohë që në universitetet private mësimi vazhdon normalisht. Një nga arsyet kryesore të protestës studentore është Ligji Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Kërkohet ndryshimi i tij, me arsyen që ky ligj favorizon institucionet private të këtij niveli edukimi.

Duke marrë shkas nga këto zhvillime, Fondacioni “Henrietta Leavitt” hap thirrjen për kontribute me artikuj në lidhje me komercializimin e edukimit. Artikujt do të botohen në formën e një libri, me të njëjtin titull.

Synimi i thirrjes është zhvillimi i një dialogu jopartizan, duke u mundësuar grupeve politikbërës dhe vendimmarrës të përfitojnë nga studimet, rekomandimet, përvoja, dijet, mençuria, vizioni, kuptimet, idetë e studiuesve që njohin sistemin arsimor në përgjithësi dhe atë shqiptar në veçanti, pavarësisht se jetojnë a vinë nga vende a shkolla të ndryshme, por kanë një dëshirë: të kontribuojnë.

Tematikat e ofruara, por jo përjashtuese, mund të jenë:

  • Roli i qeverisë në edukim
  • Komercializimi i shkollimit në një shoqëri demokratike
  • Shkollim si e drejtë në një shoqëri demokratike, apo shkollim si një shërbim, rregulluar nga çmimi dhe mekanizmat e tregut? Cilat janë dinamikat që ofron një sistem ku janë të pranishme të dyja llojet?
  • A është në gjendje të përmirësojë tregu i shkollimit cilësinë e edukimit për grupet në nevojë?
  • Si të përshtatim përmbajtjen e shkollimit me nevojat e studentit dhe të shoqërisë?  
  • Administrimi i institucioneve arsimore: funksion i qeverisë, apo i përfaqësuesve të tregut?
  • Shkollimi privat, si starti i krijimit të tregut edhe në këtë sektor të shoqërisë dhe baza për më shumë përgjegjshmëri, apo burim për krijimin e një grupi të privilegjuar pronarësh të këtyre institucioneve që luftojnë për më shumë kontrata e privilegje nga qeveria, ku klienti i vërtetë nuk është studenti dhe familja e tij, por vetë qeveria.  
  • Përgjegjësia publike dhe autoriteti publik në edukim
  • Sa e aftë është shkolla të përgatisë qytetarë për një shoqëri demokratike, në kushtet kur studenti perceptohet si “konsumator shërbimi”?    
  • Në kushtet kur universitetet, gjithnjë e më shumë, po eliminojnë dallimin ndërmjet aktivitetit dhe kërkimit shkencor, cilat janë gjasat që t’i shërbejnë nevojave të studentit dhe vetë shoqërisë?    

Udhëzime për dërgimin e artikujve

Ju lutem, fillimisht dërgoni një abstrakt me jo më shumë se 500 fjalë, për shprehje interesi për botim, përfshirë: emrin & mbiemrin, titullin, adresën e-mail dhe institucionin ku punoni. Afati: 1 mars 2019.

Artikulli i plotë, me jo më shumë se 10 000 fjalë (përfshirë referencat dhe abstraktin), deri më datë 1 maj 2019.

Në përfundim të thirrjes / BOTIMI (https://fhl.org.al/komercializimi-i-shkollimit-perpiloi-valbona-nathanaili/)

Titulli i librit: Komercializimi i shkollimit. Antologji  Përpiloi: Valbona Nathanaili / Parathënia: Zenun Mulaj / Shqip (artikujt me autorë të huaj): Valbona Nathanaili / Redaktor: Andrea Nathanaili / Botues: Fondacioni “Henrietta Leavitt”. Fondacioni Shqiptar për Shkencë, Media dhe Demokraci / www.fhl.org.al / www.valbonanathanaili.com / Copyright për botimin shqip© Fondacioni “Henrietta Leavitt”

Përmbajtja

Pjesa I ARTIKUJ

  • Steve Fuller: Rreth komodifikimit dhe progresit të dijes në shoqëri
  • Randall Curren & J. C. Blokhui: Prima Facie Case kundër shkollimit në shtëpi
  • Colin Crouch: Komercializim apo edukim qytetar: rasti i arsimit
  • Steve Fuller: Kapitalizmi dhe dija: Universiteti ndërmjet komodifikimit dhe sipërmarrjes
  • Murat Akyıldız & Adem TEKİNAY: Komercializimi i arsimit të lartë, si pjesë e procesit të globalizimit dhe zbatim i qasjes së orientuar ndaj klientit
  • Gary Anderson & Michael I. Cohen: Ripërkufizimi i identitetit të mësuesit dhe të drejtuesit: korniza për studimin e profesionalizmit dhe rezistencës së re të mësuesve
  • Valbona Nathanail: Politika, politika arsimore dhe vlera. Analizë bazuar në literaturë

Pjesa II PEIZAZHI SHQIPTAR / ARTIKUJ

  • Alberto Frashër: Roli themelor i sistemit publik të edukimit për demokratizimin e shoqërisë. Rilindja identitare dhe kulturore e kombit
  • Valbona Nathanaili, Arsim Sinani: Edhe nëse është e thyer, nuk do të thotë se ka nevojë për komercializim. Rasti i Shqipërisë në paralele me Kosovën
  • Valbona Nathanaili: Universitetet private dhe publike në Shqipëri – procesi i pranimeve dhe faktorë që marrin studentët në konsideratë në zgjedhjen ndërmjet tyre
  • Valbona Nathanaili, Mimoza Hafizi, Tatjana Mulaj, Polikron Dhoqina: Letër me propozime për politika dhe aksione. Në përfundim të takimeve konsultative me     pedagogë, mësues dhe drejtues të profilit fizikë (janar – maj 2019)

Pjesa III REFLEKTIME RRETH LIBRAVE

  • Steve Fuller: Për librin: “Shkenca në pazar. Privatizimi i shkencës amerikane”/ Autor Philip Mirowski
  • Gary Anderson: Për librin: “Menaxhimi i ri publik dhe reforma në arsim. Leksione evropiane për politika dhe praktika”/ Përpiluar nga: Helen M. Gunter, Emiliano Grimaldi, David Hall & Roberto Serpieri.


  • Copyright © Fondacioni “Henrietta Leavitt”. Asnjë pjesë e këtij botimi, mbrojtur nga Ligji i Shtetit Shqiptar “Për të drejtat e autorit dhe të drejta të tjera lidhur me të”, nuk mund të riprodhohet, ruhet, transmetohet a përdoret me asnjë formë a mjet grafik, elektronik apo mekanik, përfshirë por jo kufizuar fotokopje, skanime, digjitalizim, rrjet web apo sisteme të tjerë, pa lejen me shkrim të botuesit.
  • Botimet e Fondacionit “Henrietta Leavitt” certifikohen pranë Zyrës Shqiptare për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit / Të ardhurat nga libri shkojnë në llogari të fondacionit dhe përdoren në përputhje me misionin e synimet.