Kohë gri (Poezi) Autor Flora Shakaj

Botues në gjuhën shqip Fondacioni “Henrietta Leavitt” – Fondacioni Shqiptar për Shkencë, Media dhe Demokraci Fondacioni “Henrietta Leavitt” ka marrë të drejtën për botimin e librit “Kohë gri” të autores Flora Shakaj. Botimi i parë në gjuhën origjinale (shqip) prill, 2021. Redaktor: Valbona Nathanaili /ISBN 978-9928-4543-5-5 / F. 50 / Tiranë: prill, 2021.

Poezi

Ndarja
Tani jam vetëm!
E lirë… me gjunjët këputur.
Tani jam vetëm!
E fortë… në lot mbytur.
Tani jam vetëm!
E sigurt… krejt qenia strukur.
Tani jam vetëm!
E lumtur… dhimbshmërisht stresuar.
Tani jam vetëm!
E paqtë… kokë-dhembje harruar.
Tani jam vetëm!
E vendosur… shpirtërisht copëtuar.
Tani jemi vetëm, edhe unë edhe ti!
E dëshironim vërtet këtë ndarje? Nuk e di!