KOMISIONI I KOMUNITETIT EUROPIAN, Bruksel, 6.11.2006
KOMUNIKATË NGA KOMISIONI I PARLAMENTIT EUROPIAN, KËSHILLI I KOMITETIT EKONOMIK DHE SOCIAL DHE KOMITETI I RAJONEVE
Komunikatë mbi implementimin e Programit shumëvjeçar të Komunitetit, mbi promovimin e përdorimit më të sigurt të Internetit dhe teknologjiVE të reja në Internet (Internet më i sigurt plus)
- HYRJE
Kjo komunikatë u hartua në përgjigje të një kërkese të paraqitur në Nenin 5(3) të Vendimit Nr 854/2005/EC të Parlamentit Europian dhe Këshillit të datës 11 Maj 2005 i cili përcakton një program të Komunitetit shumëvjeçar i cili promovon përdorim me të sigurt të Internetit dhe teknologji të reja Interneti (“Internet më i sigurt plus”), i cili thotë që “Komisioni do të raportojë mbi implementimin e veprimeve të referuara në Nenin 1(2) për Parlamentin Europian, Këshillin, Komitetin Europian Ekonomik dhe Social dhe Komitetin e Rajoneve rreth mesit të vitit 2006 maksimumi. Në këtë kuadër, Komisioni do të raportojë “Mbi qëndrueshmërinë e shumës për vitin 2007 deri në 2008 me perspektiven financiare.”
Vendimi përkufizon rrjetin financiar për programin si më poshtë (Neni 6): Korniza financiare për periudhën nga 1 Janar 2005 deri në 31 Dhjetor 2008 është përcaktuar në 45 milion Euro; 20.05 milion Euro ofrohen për periudhën deri në 31 Dhjetor 2006 [Neni 6(1)]; për periudhën pas datës 31 Dhjetor 2006, shumë do të vlerësohet të konfirmohet nëse është e qëndrueshme për këtë fazë me perspektivën financiare në fuqi për periudhën që fillon në 2007 (Neni 6(2)).
- OBJEKTIVAT MBI INTERNETIN E SIGURTE PLUS
Qëllimi i Internetit më të Sigurt plus është të promovojë përdorim më të sigurt të Internetit dhe teknologji të reja në Internet, veçanërisht për fëmijët, dhe për të luftuar kundër përmbajtjes së jashtëligjshme dhe përmbajtjes së padëshiruar nga përdoruesi. Programi fokusohet tek përdoruesi – veçanërisht fëmijët, qofshin ata në shtëpi apo në shkollë.
Programi ndahet në katër veprime kryesore: (a) të luftuarit kundër përmbajtjes së jashtëligjshme; (b) kapja e përmbajtjes së padëshiruar dhe të dëmshme; (c) Promovimi i një mjedisi më të sigurt; (d) ndërgjegjësimi.
- “Internet më i sigurt plus” një vazhdimësi e Planit të Veprimit për Internet më të Sigurt, i cili ka vazhduar nga 1999-2004 me një buxhet total prej 38.3 milion Euro.
Mbulimi i programit të ri shtrihet në teknologji të reja në Internet, duke përfshirë përmbajtjen e lëvizshme dhe bandën e frekuencave, lojëra në Internet, transferim dosjesh paralele, dhe të gjitha format e komunikimeve në kohë, të tilla si, dhomat e bashkëbisedimit në Internet dhe mesazhet e shpejta, kryesisht me qëllimin e përmirësimit të mbrojtjes së fëmijëve dhe të miturve. Programi mbulon një interval më të gjerë të fushave të përmbajtjes së dëmshme dhe sjelljes shqetësuese, përfshirë racizmin dhe dhunën.
- IMPLEMENTIMI I PROGRAMIT
“Internet më i sigurt plus” implementohet nga Komisioni Europian. Shtetet Anëtare janë të përfaqësuara përmes Komitetit të Menaxhimit të Internet më të Sigurt Plus. Mbrojtja financiare sigurohet nga grantet dhe prokurimet.
3.1. Thirrje për propozime 2005
Në përputhje me Nenin 3 të Vendimit te Programit, Komisioni hartoi një Program Pune[1] për vitin 2005 për te shërbyer si bazë për implementimin e programit. Thirrja për propozime Internet më i Sigurt Plus u publikua në 10 Shtator 2005[2]. Pas vlerësimit, 37 nga 59 propozimet e marra u zgjodhën për negocim, duke përfshirë financim të KE-së prej rreth 11.79 milion Euro në total (prej të cilave 9.21 milionë Euro në buxhetin e vitit 2005 dhe 2.58 milion Euro në buxhetin e vitit 2006), si më poshtë:
- Linja direkte[3]: 1 koordinator rrjeti dhe 16 linja direkte që mbulojnë 15 shtete;
- Pika ndërgjegjësimi[4] dhe linja ndihmuese[5]: 1 koordinator rrjeti dhe 16 pika ndërgjegjësimi:
- Fuqizimi i përdoruesit: 1 rrjet tematik;
- Vetërregullimi: 1 rrjet tematik;
- Media: 1 rrjet tematik.
Përgjigja ndaj thirrjes ishte veçanërisht e mirë për linjat direkte dhe pikat e ndërgjegjësimit. Në fakt, regjistrimi i rrjetit të linjës direkte ekzistuese do të zgjerohet për Republikën Çeke dhe Slloveninë të cilat nuk kishin linja direkte, dhe rrjeti i pikave të ndërgjegjësimit do t’i zgjerohen Qipros, Luksemburgut dhe Letonisë të cilat nuk kishin pika ndërgjegjësimi. Prej 16 pikave të ndërgjegjësimit të rekomanduara për financim nga KE, 10 do të përfshijnë një linjë ndihmuese si një shërbim të ri.
3.2. Forumi “Internet më të Sigurt”
Forumi “Internet më të sigurt” u themelua sipas “Planit të Veprimit të Internet më të Sigurt” për të ofruar një pikë kyçe për diskutim dhe për të inkurajuar veprimin mbi përmbajtjen e jashtëligjshme, të padëshiruar dhe të dëmshme. Ajo ofron një platformë për konsensus, në vendosjen e konkluzioneve, rekomandimeve, udhëzimeve, etj, me kanale kombëtare dhe Europiane. Ajo ofron, gjithashtu, një mundësi për të diskutuar mënyra në të cilat industria mund të kontribuojë për të luftuar përmbajtjen e jashtëligjshme.
Në vitin 2005 tema kryesore e diskutuar në Forumin”Internet më të sigurt” ishte “Siguria e fëmijëve dhe celularët”, duke u përqendruar në vlerësimin e rrezikut, zgjidhjet dhe kodet kombëtare të sjelljes[6]. Në vitin 2006, diskutimi me operatorët e rrjetit të celularëve, organizatat për sigurinë e fëmijëve, kërkuesit dhe institucionet publike vazhduan, me objektivin e arritjes së një marrëveshjeje mbi praktikat më të mira të mbrojtjes së fëmijëve dhe implementimi i tyre përgjatë Europës.
Në Qershor 2006, dy tema të reja u diskutuan në Forumin “Internet më të sigurt”: përdorimi i medias së re nga fëmijët dhe bllokimi i shikimit të imazheve të abuzimit seksual me fëmijët[7]. Në lidhje me temën e parë, u prezantuan rezultatet e kërkimeve të fundit mbi sigurinë në Internet. Në veçanti, Komisioni prezantoi rezultatet e sondazhit të fundit Eurobarometër[8], e cila u prezantua nga një kontratë kornizë në Dhjetor 2005, duke mbuluar të gjithë Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian plus Bullgarinë, Rumaninë dhe Turqinë, për të ofruar të dhëna të krahasueshme mbi çështjet e sigurisë në Internet në Europë.
Sondazhet më të hershme janë kryer në vjeshtën e vitit 2003 në Shtetet Anëtare 15 “vjeçare” dhe në fillim të vitit 2004 në 10 Shtetet e reja Anëtare, pikërisht përpara se këto shtete të bashkoheshin me Bashkimin Europian më datën 1 Maj 2004. Pyetësori i ri ishte gjerësisht i bazuar në sondazhin e 2003/2004 me qëllim për të lejuar krahasimet. Pyetje shtese u përfshinë për të kuptuar më mirë kontekstin (përdorimi i medias nga prindërit) dhe për të mbuluar shërbime të reja (celularët, lojërat në Internet, dhe mjetet filtruese).
Sipas Eurobarometër, 18% e prindërve Europianë të fëmijëve 17 vjeç dhe më të rinj thonë që fëmija i tyre ka hasur përmbajtje të dëmshme dhe të jashtëligjshme në Internet. Edhe pse në Shtetet Anëtare 15 vjeçare, nivelet e ndërgjegjësimit janë rritur në mënyrë domethënëse që prej sondazhit të mëparshëm, 44% të prindërve do të donin më shumë informacion rreth mënyrës se si të mbrojnë fëmijën e tyre nga përmbajtja dhe kontakti i dëmshëm dhe i jashtëligjshëm. Sipas personave që u përgjigjen, ky informacion duhet të ofrohet nga shkollat (36%), ofruesi i Internetit (31%) dhe media (21%). Midis rekomandimeve të marra nga aksionarët të bazuar në rezultatet e Eurobarometër janë të mëposhtmet:
- të fokusohemi më shumë tek fëmijët nën 10 vjeç të cilët janë tashmë përdorues të rëndë të internetit dhe celularëve;
- të përmirësojmë vizibilitetin e linjave direkte përmes bashkëpunimit të shtuar me policinë;
- të ofrojmë informacion përmes kanaleve për t’u përshtatur me nevojat e prindërve dhe moshën e fëmijëve (shkollat, ofruesi i Internetit, media).
Sondazhi gjithashtu konfirmoi që përdorimi i internetit, pritshmëritë e prindërve dhe nivelet e ndërgjegjësimit akoma ndryshojnë shumë përgjatë Europës. Të pasurit e një rrjeti ndërgjegjësimi Europian me pika kombëtare del sikur përshtatet mirë me drejtimin e fushatave vendore.
3.3. Ditët e Internetit më të Sigurt
Dita “Internet më të Sigurt” është pjesë e një fushate globale nga partnerë të ndërgjegjësimit për të promovuar një Internet më të sigurt për të gjithë përdoruesit, veçanërisht të rinjtë. Në Shkurt 2005 dhe 2006, Ditët e Internet më i Sigurt u organizuan nën patronazhin e Komisioneres Viviane Reding nga rrjeti Europian i sigurisë në Internet INSAFE, i cili është i bashkëfinancuar nga Programi i Internetit më të Sigurt, me pjesëmarrjen e një numri të gjerë organizatash dhe shtetesh përgjatë Europës dhe në të gjithë botën.
Në vitin 2005, ditët e “Internet më të Sigurt” u festuan më 8 Shkurt, ku morën pjesë 65 organizata nga 30 shtete. Ngjarja përfshinte prezantimin e një konkursi për tregim historish për moshat 9-16 vjeç. Duke ndjekur ceremonitë kombëtare në 16 shtete, është publikuar një libër i historive të tyre.
Në vitin 2006, dita e “Internet më të Sigurt” u festua me 7 Shkurt, me pjesëmarrjen e shumë organizatave (rreth 100 organizata nga 37 shtete): autoritetet kombëtare, ofruesit e Internetit dhe operatorët e telekomit, industria, shkollat, libraritë dhe muzetë, organizatat e sigurisë së internetit dhe organizatat ndërkombëtare.
Ngjarjet e sigurisë së Internetit të tilla si një blog në të gjithë botën, kuice, lojëra në Internet, konkurse të tregimit të historive dhe diskutime me tryeza të rrumbullakëta u organizuan në gjithë Europën, si dhe përtej kufijve të KE, për shembull në Shtetet e Bashkuara, Rusi, Brazil, Argjentinë, Australi dhe Zelandën e Re.
Informacion më i detajuar mbi ngjarjet e organizuara për Ditën e Internetit të Sigurtë 2006 është i disponueshëm në faqen e programit.[9]
- TENDENCAT E REJA NGA VITI 2006
Në vitin 2006 Komisioni ka si qëllim të vazhdojë aktivitetet e mësipërme dhe të rrisë impaktin e tyre duke:
- Konsoliduar dhe zgjeruar mbulimin gjeografik të linjave direkte dhe rrjeteve të ndërgjegjësimit. Gjatë periudhës 2003-2004, sipas Planit të Veprimit Internet më të Sigurt[10], 21 linja direkte që përfshijnë 20 shtete dhe 23 pika ndërgjegjësimi që përfshijnë 21 shtete u financuan. Shumica prej tyre do të vazhdojnë të funksionojnë si rezultat i thirrjes për propozime për vitin 2005. Thirrja e re për propozime për 2006[11] do të ketë si qëllim t’i japë dy rrjeteve mbulimin gjeografik më të madh të mundshëm.
- Nxitja e bashkëpunimit të afërt midis të gjithë aksionerëve në aktivitetet e Internetit më të sigurt. Ky ishte një nga objektivat e takimit vjetor të përbashkët të linjave direkte dhe rrjeteve të ndërgjegjësimit në Luksemburg të datës 20 Qershor 2006 dhe Forumi i Internetit më të Sigurt të datës 21 Qershor 2006, në të cilin kërkuesit, industria, autoritetet e forcimit të ligjit dhe anëtaret e rrjetit Europian morën pjesë.
- Të ndihmojë qytetarët Europianë të gjejnë informacion praktik për mënyrën se si ata mund ta përdorin Internetin në mënyrë më të sigurt. Kjo do të bëhet përmes aktiviteteve të pikave kombëtare të ndërgjegjësimit dhe promovimin e një linje ndihmuese për të gjithë Europën (Shërbimi direkt Europian)[12].
- Rritjen e shikueshmërisë së Programit të Internetit më të sigurt plus midis qytetarëve Europiane, si të rritur ashtu edhe fëmijë. Në veçanti, në kulmin e fushatës së ndërgjegjësimit të drejtuar nga pikat kombëtare të ndërgjegjësimit, Komisioni do të organizojë një ngjarje në Bruksel për Ditën e Internetit më të Sigurt 2007.
Në implementimin e Internetit më të Sigurt plus dhe në planifikimin e një programi vazhdimësie për të ardhmen Komisioni gjithashtu do të marrë në konsideratë gjetjet dhe rekomandimet e vlerësimit final të Planit të Veprimit për Internet më të Sigurt.[13] Progresi tashmë i bërë në këtë fushë i përmendur nga ky vlerësim gjithashtu do të përforcohet.
- PRESPEKTIVA FINALE
Duke ndjekur marrëveshjen ndër-institucionale mbi kornizën e re financiare të firmosur me datë 17 Maj 2006, Komisioni prezantoi “paketën e rishikuar për programet e BE 2007-2013”[14] të tij, duke amenduar legjislacionin ekzistues dhe atë të propozuar aty ku është e nevojshme për t’i dhënë efekt marrëveshjes. Shuma e caktuar në këtë paketë për Internet më të Sigurt për periudhën 2005-2008 është 45 milion Euro, ekzaktësisht shuma e parashikuar në vendim. Shuma e caktuar në vendimin e programit për periudhën 1 Janar 2007 deri më 31 Dhjetor 2008 – 24.95 milion Euro – është e qëndrueshme për këtë fazë me perspektivën financiare në fuqi për periudhën që fillon në vitin 2007.
- KONKLUZIONET
Numri i madh i raporteve të marra nga linjat direkte (mbi 534,000 vetëm në vitin 2005) tregon nevojën në rritje për një shërbim të tillë për të luftuar kundër përmbajtjes së jashtëligjshme. Dita e Internetit më të Sigurt, me pjesëmarrjen kombëtare të saj të gjerë dhe mbulimin mediatik, është gjerësisht e njohur si një mundësi e vlefshme për të përmirësuar komunikimin midis aksionerëve dhe për të arritur tek një publik më i gjerë. Pikat e ndërgjegjësimit po ofrojnë shumë e më shumë fushata të synuara për të arritur tek fëmijët, prindërit, mësuesit dhe rrjeti është duke këmbyer shumë e më shumë praktika më të mira në këtë fushë.
Me qëllim që të ndërtohen më gjatë veprimet e kryera deri tani, për të arritur ndikimin e plotë të programit (p.sh shtrirjen e mbulimit gjeografik dhe nxitjen e bashkëpunimit midis aksionerëve), dhe për të shtuar vizibilitetin e tij, financim i vazhdueshëm kërkohet.
- [1] Udhëzimi i Komisionit C(2005) 3231 i datës 9.9.2005, www.europa.eu.int/saferinternet.
- [2] FZ C 223, 10.9.2005,fq. 8 dhe faqja e Internetit të Internet më i Sigurtë: www.europa.eu.int/saferinternet.
- [3] Linjat direkte lejojnë përdoruesit të raportojnë mbi përmbajtjen e jashtëligjshme të Internetit. Ata ja kalojnë raportet institucionit të përshtatshëm (policisë, ISP-ve apo ndonjë linjë direkte korresponduese) për veprim.
- [4] Pikat e ndërgjegjësimit kryejnë aktivitete ndërgjegjësuese që kanë si qëllim grupin e synuar të prindërve, mësuesve duke mbuluar një rang kategorish të përmbajtjes së jashtëligjshme, të padëshiruar dhe të dëmshme.
- [5] Linjat ndihmuese ofrojnë bashkëbisedime një e nga një me një ndihmues të trajnuar (me telefon ose në Internet) për të lejuar fëmijët për të ngritur shqetësime rreth përmbajtjes së jashtëligjshme dhe të dëmshme në Internet.
- [6] http://europa.eu.int/information_society/activities/sip/si_forum/mobile_2005/index_en.htm.
- [7] http://europa.eu.int/information_society/activities/sip/si_forum/forum_june_2006/index_en.htm.
- [8] http://europa.eu.int/information_society/activities/sip/docs/eurobarometer/eurobarometer _2005_25_ms. pdf.
- [9] http://europa.eu.int/information_society/activities/sip/docs/events/si_day_2006_events.pdf.
- [10] Vendimi nr 276/1999/EC i Parlamentit Europian dhe Këshillit i datës 25 Janar 1999 i cili miraton një Plan Veprimi Shumëvjeçar të Komunitetit në promovimin e përdorimit më të sigurtë të Internetit duke luftuar përmbajtjen e jashtëligjshme dhe dëmtuese në rrjetet globale (FZ L 33 i 6.2.1999 fq.1) e miratuar nga Vendimi nr 1151/2003/EC i Parlamentit Europian dhe Këshillit i datës 16 Qershor 2003 (FZ L 162 i 1.7.2003).
- [11] FZ C167 të datës 19.7.2006 dhe faqen e Internetit të Internet më i Sigurt: http://europa.eu.int/information_society/activities/sip/call/proposals/index_en.htm.
- [12] http://europa.eu/europedirect dhe numri falas 00800 6 7 8 9 10 11.
- [13] COM/2006/XXXX te….
- [14]IP/06/673 i 24/05/2006 dhe MEMO/06/213.