Nesër, datë 25 mars 2021 hapet zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet për deputetë të Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë. Zgjedhjet zhvillohen datë 25 prill 2021.

Me çfarë programi politik garojnë subjektet zgjedhore në këto zgjedhje?

Fondacioni “Henrietta Leavitt”, sot, datë 24 mars 2021, i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, nëse partitë politike që janë futur në garë si pretendente për të marrë drejtimin e vendit për katër vitet në vijim, kanë depozituar krahas listave të kandidatëve të tyre, edhe programet politike.

Subjektet zgjedhore, aleancat parazgjedhore dhe kandidatët e pavarur që marrin pjesë në këto zgjedhje janë gjithsej 13 (shih më poshtë) dhe janë renditur sipas fletës së votimit miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

  1. Partia Socialdemokrate
  2. Partia Balli Kombëtar
  3. Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare
  4. Partia Bindja Demokratike
  5. Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni-Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK)
  6. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
  7. Partia Nisma Thurje
  8. Partia Lëvizja e Re
  9. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD)
  10. Partia Aleanca Demokracia e Re
  11. Partia Lëvizja për Ndryshim
  12. Partia Socialiste e Shqipërisë
  13. Kandidat i pavarur