Dita ndërkombëtare e grave dhe vajzave në shkencë
Fondacioni “Henrietta Leavitt”, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Qendrën e Astrofizikës Shqiptare, dhe Rrjetin Shqiptar të Grave në Shkencë, organizojnë takimin me temë “Të frymëzojmë, motivojmë dhe nxisim vajzat e reja për të studiuar e kontribuar në shkenca, teknologji e inxhinieri”.

Të ftuar, Pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Anëtarë të Rrjetit Shqiptar të Grave në Shkencë, maturantë nga gjimnazi “Sami Frashëri”, studentë të viteve të para nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Hyrja e lirë, takimi në sallën e “Këshillit të Profesorëve” (godina B)
Pjesa I

Agjenda
Diskutime të lira dhe në formën e përshëndetjeve. Paneli, do të fokusohet në këto tema:
- përvoja, arritje dhe sfida personale;
- modele dhe raste suksesi; karrierë e njëtrajtshme apo e alternuar: nga shkencat e sakta në shkencat sociale;
- më shumë vajza që studiojnë në shkenca, por gjithnjë pak në rolin e shkencëtares, drejtueseve të institucioneve e departamenteve shkencorë: politika të këqija, druajtje për të konkurruar e për t’u promovuar, frikë se mos shndërrohen në subjekt, mungesa e kohës për shkak të angazhimeve familjare, vetëbesim i ulët;
- media: sa dashamirëse është për rolin e gruas në shkencë – a kemi gazetarë të specializuar për shkencën;
- këshilla për studentet e shkencave si ta ndërtojnë karrierën e tyre.
Paneli:
Moderatore: Dr. Valbona Nathanaili, Drejtore, Fondacioni “Henrietta Leavitt”. Lexo fjalën e rastit: https://fhl.org.al/forum-qe-ka-synim-te-frymezoje-te-nxise-vajzat-te-kontribuojne-ne-shkenca-dhe-inxhinieri-4/
1. Prof. Asc. Alda Kika, zv. Dekane, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Lexo të plotë fjalën e rastit: https://fhl.org.al/forum-qe-ka-synim-te-frymezoje-te-nxise-vajzat-te-kontribuojne-ne-shkenca-dhe-inxhinieri-4/
2. Prof. Dr. Anila Paparisto, pedagoge, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, përfaqësuese e “Rrjetit Shqiptar të Grave në Shkencë”.
3. Prof. Asc. Esmeralda Shehaj, pedagoge, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës.
4. Ma. Valbona Sulçe, eksperte komunikimi. Lexo të plotë fjalën e rastit: https://fhl.org.al/forum-qe-ka-synim-te-frymezoje-te-nxise-vajzat-te-kontribuojne-ne-shkenca-dhe-inxhinieri-3/
5. Msc. Teuta Dobi, Drejtore, mësuese matematike, gjimnazi “Sami Frashëri”.
6 Prof. Rozana Troja, Përgjegjëse e Departamentit të Kimisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
7. Dhurata Çupi, Deputete e Parlamentit të Shqipërisë, Kryetare e Aleancës së Grave Deputete. Lexo të plotë fjalën e rastit: https://fhl.org.al/forum-qe-ka-synim-te-frymezoje-te-nxise-vajzat-te-kontribuojne-ne-shkenca-dhe-inxhinieri-2/
Lidhje me skype
1. Prof. Fioralba Cakoni, Departamenti i Matematikës, Rutgers University.
2. Prof. Eranda Dragoti-Çela Departamenti i Matematikës Diskrete, Graz University of Technology. Lexo fjalën e rastit: https://fhl.org.al/kur-investon-per-te-ardhmen-nga-prof-eranda-dragoti-cela-matematika-dhe-shkencat-gjithnje-shperblejne/
3. Prof. Mimoza Zografi, shkencëtare për të dhënat, Spacebar Media Ltd. Lexo të plotë fjalën e rastit: https://fhl.org.al/forum-qe-ka-synim-te-frymezoje-te-nxise-vajzat-te-kontribuojne-ne-shkenca-dhe-inxhinieri-5/
Përshëndetje
Prof. Ani Velo, Departamenti i Matematikës, Universiteti i San Diegos. Lexo të plotë fjalën e rastit: Matematika është gjuha me të cilën Zoti ka shkruar Universin
Pjesa II
11.30-11.45 “Ne dhe Alienët”
Paneli: Prof. Mimoza Hafizi & Dr. Valbona Nathanaili
Një qasje e re e ofrimit të shkencës te të rinjtë. Libri “Pika trëndafil”. Profesoresha e astrofizikës dhe mekanikës kuantike Mimoza Hafizi në rolin e shkrimtares.
Pjesa III. 11.50 – 12.15 Tur, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës
Prof. Rozana Troja
Tur në disa nga laboratorët dhe sallat e leksioneve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Pjesa IV. 12.20 – 13.00 Teleskopi / Qendra e Astrofizikës
Teleskopi, këshilla për vrojtim e përdorim. Nën guidën e personelit të Qendrës së Astrofizikës (me një grup gjimnazistësh, që mund të shfaqin dëshirën)