Fondacioni “Henrietta Leavitt”, në bashkëpunim me Departamentin e Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, organizojnë takimin me temë:
Flasim për fizikën
Takim konsultues me pedagogë, drejtues dhe mësues të profilit fizikë
- Vendi: Fakulteti i Shkencave të Natyrës
- Dita: 18 maj 2019 / e shtunë
- Ora: 11.00
- Organizatorë: Fondacioni “Henrietta Leavitt” & Departamenti i Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Tematikat e diskutimit
- Konkursi Kombëtar i Fizikës “Henrietta Leavitt”/2019 – Pse? Testi përgjithësues – mendime dhe diskutime. Shqetësime për përmbajtjen e lëndës së fizikës në nivelin e gjimnazit dhe tekstet – nga bisedat individuale në korridoret e shkollës, në artikulimin e përbashkët dhe të institucionalizuar.
- Konferenca shkencore 2020. Tema “Kërkimi shkencor dhe mësimdhënia në fizikë: Energjia. Metoda për trajtimin e këtij koncepti në nivelin parauniversitar”. Ngritja e grupit të punës.
- Ide për krijimin e Shoqatës të Mësuesve të Fizikës. Pse një shoqatë për mësuesit e fizikës?
Lexoni këtu raportin e takimit