Situata: Nikson, Watergate, Prokuri i Përgjithshëm dhe Ministrat e Drejtësisë

Më 1974, Presidenti Riçard Nikson dha dorëheqjen për të shmangur dënimin për skandalin e Watergate. Megjithëse Niksoni vetë  nuk u përfshi kurrë në këtë akt, incizimet vërtetuan përfshirjen e tij në fshehjen e kësaj vepre. Nikson mund të kishte arritur ta mbante postin, nëse incizimet nuk do të ishin bërë publike. Ndoshta mund ta kishte shpëtuar edhe Presidencën, nëse do të mund të mbante sekret përmbajtjen e shiritave, megjithëse dihej ekzistenca e tyre. Se sa e ligjshme ishte përpjekja e Niksonit për të fshehur përmbajtjen e shiritave mbetet ende e paqartë. Gjithsesi, nuk na shqetëson ligjshmëria apo etika e veprimeve të vetë Niksonit, por etika e vendimit të Robert Bork, Prokuror i Përgjithshëm, që me ndërhyrjen e Niksonit, pushoi nga puna Prokurorin Special Archibald Cox me qëllimin e fshehjes së përmbajtjes së shiritave.

Cox këmbëngulte që shiritat të dëgjoheshin, për të parë nëse kishte ndonjë gjë të kundraligjshme. Nikson nuk pranonte t’i paraqiste, me pretendimin për ruajtjen e konfidencialitetit të Presidentit. Por Cox ishte emëruar nga Ministri i Drejtësisë Elliot Richardson, i cili ishte emëruar nga Presidenti, Kështu, Nikson urdhëron Richardson të pushojë nga puna Cox-in. Richardson e refuzon një gjë të tillë dhe jep vetë dorëheqjen nga Ministër i Drejtësisë. Kompetencat e tij i kalojnë zv. Ministrit, William Ruckleshaus, por edhe ky i dyti refuzon ta pushojë Cox. Bork, i treti në radhë, pranon kërkesën e Presidentit për të pushuar Cox nga puna.

Sipas Bork

Bork kishte qëndrim të ndryshëm nga Richardson dhe Ruckleshaus për dy arsye, që sipas mendimit të tij e përjashtonin nga përgjegjësia morale.

Së pari, Richardson dhe Ruckleshaus kishin premtuar në Kongres mos ta pushonin nga puna Cox, me përjashtim të ndonjë situate të jashtëzakonshme, e cila nuk gjente zbatim në këtë rast. Bork nuk kishte bërë ndonjë premtim të tillë.

Së dyti, Bork nuk e konsideronte institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm me të njëjtën njësi morale si ajo e Ministrit të Drejtësisë. Ai e konsideronte Prokurorin e Përgjithshëm më tepër në shërbim të Presidentit se sa të publikut, ndryshe nga posti dhe pozicioni i Ministrit të Drejtësisë. Ndaj gjykoi që kushtetuta kërkonte që dikush duhet të zbatonte urdhrat e Presidentit dhe ai ishte me ligj (kushtetutë) i ngarkuari për këtë punë.

Së treti, edhe po të kishte dhënë dorëheqjen, dikush duhet ta pushonte Cox, përndryshe Presidenti nuk do të kishte fuqi vepruese sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Në rast se do t’i mohohej kjo fuqi kushtetuese Presidentit, atëherë jo vetëm roli i tij do të bëhej i pavlefshëm, por edhe i gjithë popullin amerikan në emër të të cilit është hartuar Kushtetuta.

Analiza

Bork ka një koncept ndryshe për postin e tij ndaj shërbimit publik, krahasuar me konceptet e Richardson dhe Ruckleshaus. Ata ishin ekzekutivi, por kur bënë betimin para Kongresit, ishin pjesërisht nën autoritetin moral, ndonëse jo atij legal të legjislativit. Përfundimisht, besnikëria e tyre ishte teknikisht ndaj ekzekutivit, por linjat faktike të përgjegjësisë morale dhe materiale nuk ishin të qarta. Për më tepër, pozicioni i lartë zyrtar ku ata ndodheshin, i bënte përgjegjës direkt në popull.

Duket qartë qëBork e konsideroi pozicionin e tij më tepër si një burokrat, që përcjell dëshirën e eprorit direkt, në rastin në fjalë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Me sa duket, ai i ka vlerësuar si të dyshimta besnikërinë e Richardson dhe Ruckleshaus në raport me Presidentin, duke i dhënë atij më shumë autoritet moral nga sa i takon, kur ai vetë e konsideronte veten si ndërmjetësin e Presidentit pa pavarësi morale.

E thjeshtuam çështjen duke përjashtuar faktorë të tjerë që padyshim ndikuan në skandalin Watergate. Këta faktorë, ndërmjet të tjerash përfshijnë, bindjet politike, problemet e karrierës dhe besnikëritë personale. Gjithësesi, le të marrim të mirëqenë këndvështrimin e Bork për ç’ka ndodhi si dhe zbatojmë listën e pyetjeve tona morale mbi vendimin e tij.

Teleologjia: Cilat janë pasojat e këtij veprimi? Cilat janë pasojat e tij afatgjata? A sjell ky veprim lumturinë maksimale?

Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve janë shumë të vështira, pasi efektet afatgjata të arsyeve që Bork mbron janë të dyshimta. Duke respektuar pushtetin e Presidentit, – sikundër veproi Bork, – në historinë afatgjatë të vendit mund të shkaktojë më shumë të mira se sa të këqija, duke u dhënë mundësinë Presidentëve të ardhshëm ta përdorin për mirë këtë pushtet.

Nga ana tjetër, mosbindja ndaj Niksonit përfundimisht mund të ketë dhënë pasoja pozitive. Vendimi per të mos u bindur, mund të kenë sjellë një fund më të shpejtë dhe më me pak dhimbje të skandalit Watergate, pa vendosur ndonje precedent negativ që do t’u mohonte Presidentëve të ardhshëm pushtetin e ligjshëm që të jep posti. Dikush mund të spekullojë për vendimet, pasi zgjidhje përfekte nuk ekziston.

Deontologjia: Cili parim aplikohet në këtë rast? A duhet ti përmbahemi parimit bazë siç pretendon Bork: “Një nëpunës publik duhet të respektojë hierarkinë?”, apo parimit tjetër, që: “Nëpunësi publik duhet të veprojë moralisht në emër të publikut?” Cila është më e përshtatshme? A ka mundësi që parimi i zgjedhur të mund të gjejë zbatim të plotë jo vetëm në këtë rast, por në të gjithë rastet e ngjashme? A ka mundësi që ky parim të quhet parimi i përgjithshëm i një sjelljeje të mundshme?

Me sa duket këto dy dilema ka pasur parasysh Bork. Eshtë më se e qartë që ai ka gjykuar se nëse të gjithë nëpunesit në atë pozicion do të refuzonin urdhërat e Presidentit, atëherë ky i fundit nuk do të mund të ushtronte dot, plotësisht, pushtetin që i jep kushtetuta.

A bini dakort me një arsyetim të tillë?

Cila strategji do t’i përshtatej më mirë qëllimit të trajtimit të vetë njerëzve si qëllimi final?

Kjo çështje ka rëndësi të veçantë jo vetëm për këtë rast, por në konceptimin e figurës së nëpunësit publik. Mos vallë Z.Bork na thotë se sipas tij një nëpunës publik, si një ndërmjetës i plotë i vullnetit të Presidentit dhe duke vepruar pa një gjykim të pavarur moral është thjesht një mjet, dhe jo një person moralisht i përgjegjshëm që do të ishte edhe qëllimi final? Përgjigja e kësaj pyetjeje është tejet e lidhur me profesionin e nëpunësit publik.

Cila lloj strategjie i afrohet dhe ndihmon më shumë për një shoqëri të lirë, njerëz të përgjegjshëm që synojnë përkrahjen e njëri-tjetrit se sa grindjen ndërmjet tyre?

Ky rast është ai lloj konflikti me të cilin po e trajtojmë më në detajë. Presidenti, Kongresi, Ministri i Drejtësisë, Zv. Ministri i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm janë të gjithë të përfshirë në konflikt. Cila strategji do të vendoste preçedentin e shmangies më lehtë të këtij konflikti në të ardhmen? Nëse, p.sh: Presidenti do ta kishte të qartë që nëpunësit publikë do të përkrahnin më tepër autoritetin e tyre moral se sa atë Presidencial, a do të bëntë kjo që Presidenti të jepte urdhra moralisht të diskutueshëm?

Intuitivizmi: A do të më kishte vrarë ndërgjegjja në një rast tillë? A ndjehem mirë pas këtij rasti? Po të ishim në vend të Z. Bork, çfarë mund t’u shkonte nëpërmënd?

Teoria e virtytit: Ç’veti të karakterit tregon ky rast? Si do ndikojë një veprim i tillë në karakterin tim? Si do të ndikonte ky veprim tek karakteri i të tjerëve?

A mos vallë parimi i Z. Bork, se një nëpunës publik nuk ka autoritetin moral për të mos iu bindur Presidentit, në këtë rast shërben për të dobësuar karakterin moral të nëpunësit publik? Sa e rëndësishme është që një nëpunës publik të ketë karakter moral në profesonin e tij / saj?

A do ta admiroja karakterin e një personi të tillë?

A mos vallë refuzimi i Bork për të shfaqur vlerat e tij morale në shoqëri duke mos iu bindur Presidentit është një akt i admirueshëm nga këndvështrimi disiplinor? Nga ana tjeter, a është kjo një shmangie e përgjegjësisë morale?

Pyetjet më thelbësore që dalin nga ky rast për nëpunësit publikë kanë të bëjnë me autoritetin e tyre moral: A ka nëpunësi publik autoritetin e nevojshëm për të shfaqur gjykimin e vet moral, apo duhet të qëndrojë moralisht asnjanës? Nëse nëpunësi publik mund të ushtrojë autoritet moral, cilat janë kufijtë? A mundet autoriteti moral të ndërhyjë në kompetencat ligjore të një zyrtari të zgjedhur?