Fëmijët nëpër botë

Nga Kejsi Peqini (13 vjeç, shkolla “Alia Agjah”, klasa VI)

  • Me këtë ese, Kejsi Peqini ka marrë pjesë në konkursin “Qyteti im, e ardhmja ime” / 2020.
  • Konkursi u organizua nga Fondacioni “Henrietta Leavitt”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Qemal Baholli”, Elbasan.
Në foto (nga e majta), Enxhi Asllani, anëtare e jurisë së konkursit, dhe Kejsi Peqini, me certifikatën për pjesëmarrje, 10 korrik 2020

Në këtë botë ka qindra miliona fëmijë. Ata janë të ndryshëm dhe të ndryshëm janë edhe racat që u përkasin. Fëmijët janë lulëzimi, gjallëria dhe aroma e kësaj bote. Por për disa njerëz, ekzistenca e tyre nuk do të thotë asgjë. Nuk ndjehet fare! Dhe, edhe kur janë të ndërgjegjshëm për ekzistencën e fëmijëve, ka ndërmjet tyre që i trajtojnë me përbuzje apo i vështrojnë me egërsi, i ofendojnë dhe jo rrallë edhe i dhunojnë e gjymtojnë për shkak të racës. Të tjerë të rritur, i shohin fëmijët vetëm si objekt për shfrytëzim.

Çfarë duhet të bëjmë, ne, për fëmijët e kësaj bote?

Duhet t’u qëndrojmë pranë, pavarësisht racës. T’i mbështesim! T’i inkurajojmë fëmijët të duan njëri-tjetrin! T’i detyrojmë të rriturit të mos përdorin fëmijët, të mos i paragjykojnë! Por t’i shohin me dashuri!

Fëmijët duhet të edukohen me dëshirën për arsim.

Fëmijë, shijojeni fëmijërinë tuaj. Përpiquni që në jetë të merrni një drejtim të mirë.

Sepse ne jemi drita, dielli dhe e ardhmja e kësaj bote!

Politikat për komente të Fondacionit “Henrietta Leavitt”

  • Komentet nuk shfaqen menjëherë, sepse kalojnë në sitën e moderimit, për aprovim ose jo, të Fondacionit “Henrietta Leavitt”. Komentet që nuk kanë lidhje me argumentin e temën, po ashtu edhe ato që përmbajnë mesazhe jodashamirëse, reklama, apo sulme personale nuk aprovohen.
  • Ju lutem kini në vëmendje këto politika përpara se të lini komentin tuaj!