COVID-19

  • Fondacioni “Henrietta Leavitt”, i është drejtuar një grupi të rinjsh, të apasionuar pas shkencës, me këtë pyetje: Si e vlerësoni dhe gjykoni rolin e shkencëtarëve në përballjen dhe zgjidhjen e situatës Covid-19?

Amra Karini, fituese e Vendit të Parë, për nivelin 2 (klasa XI) në Konkursin Kombëtar të Fizikës “Henrietta Leavitt” /2020, nxënëse në gjimnazin “Ismal Qemali”

  • Mendoj se shkencëtarët kanë rolin më të rëndësishëm në përballjen dhe zgjidhjen e situatës COVID-19. Vetëm me arritjet dhe gjykimet e tyre mund të arrijmë ta mposhtim këtë virus. Deri tani kanë bërë një punë të mirë dhe besoj që shumë shpejt do kemi një zgjidhje përfundimtare.

David Agolli, fitues i Vendit të Dytë, për nivelin 3 (klasa X) në Konkursin Kombëtar të Fizikës “Henrietta Leavitt” /2020, nxënës në gjimnazin “Sami Frashëri”

  • Shkencëtarët kanë kryer një rol të shkëlqyer, me analizën e mostrës COVID -19, në përpjekje për të kuptuar aftësinë përhapëse dhe mënyrën se si infekton. Janë në rrugë e sipër të zbulimit të vaksinës, po mundohen të gjejnë të duhurën.

Genta Sakaj, fituese e Vendit të Dytë, për nivelin 1 (klasa XII) në Konkursin Kombëtar të Fizikës “Henrietta Leavitt” /2020, ish-nxënëse në shkollën private “Goja e artë”, aktualisht studente.

  • Roli i shkencëtarëve në zgjidhjen e situatës Covid-19 ka qenë dhe është shumë i madh, sepse vetëm falë zbulimit të strukturës dhe përbërjes së këtij virusi, do të bëhet e mundur zbulimi i medikamenteve që e shkatërrojnë atë.

Ketli Keta, fituese e Vendit të Tretë, për nivelin 3 (klasa X) në Konkursin Kombëtar të Fizikës “Henrietta Leavitt” /2020, nxënëse në gjimnazin “A. Z. Çajupi”

  • Deri tani po bëjnë çfarë është e mundur për të zbuluar ardhjen dhe largimin e kësaj sëmundje. Kemi dëgjuar se ka shumë të infektuar. Sëmundja nuk është për faj të shkencëtarëve, por nga vetë njerëzimi. Nga ana tjetër shumë nga ne bien pre e lajmeve të rreme. Është e vërtetë që nuk kemi imunitet të mirë, por pse ndodh kjo ende nuk e dimë!