Sipas perspektivës së punonjësve
Përgatiti Valbona Nathanaili
Sipas OECD (të dhënat nga Gallup, https://stats.oecd.org/Index.aspx?DataSetCode=RMW#), në Gjermani, të ardhurat nga paga, për një të punësuar me kohë të plotë, që ka pagë minimale, në një vit, llogaritur mbi bazën e çmimeve aktuale, për vitin 2017, kanë qenë 17,976 euro. Paga minimale në Gjermani përbën afro 0.43% të pagës mesatare të një punonjësi punësuar me kohë të plotë.
Sistemi i taksave, në Gjermani, favorizon familjet me fëmijë, që do të thotë se prindërit e fëmijëve paguajnë më pak taksa se beqarët. Akoma, sistemi favorizon familjet me të ardhura të ulëta. Pothuaj në të gjitha vendet e OECD, këta vitet e fundit, është ulur pakënaqësia ndajsistemit të taksave.
Në Gjermani, taksa mesatare mbi të ardhurat që përftohen nga puna ndryshon në varësi të statusit të individit (të dhënat janë për vitin 2017): familjet me një prind dhe dy fëmijë, paguajnë 18.2% taksa; familjet me dy fëmijë, ku punon vetëm një prind, paguajnë 21.75% të të ardhurave nga paga si taksa; familjet me dy fëmijë, ku punojnë të dy prindërit, paguajnë 31.6% të të ardhurave nga paga si taksa. Një pjesë e këtyre taksave shkon për kontribute sociale, që do të thotë se pjesërisht kontribuon edhe punëdhënësi.
Në vitin 2012, cilësia në mjedisin e punës, në Gjermani, ka këtë paraqitje:
- Faktorë me risk për shëndetin fizik. Vlera e faktorëve që mund të rrezikojnë shëndetin e punonjësit në vendin e punës, ku përfshihen: ekspozimi ndaj temperaturave ekstreme e lëndëve kimike, zhurmat e larta etj., sikundër edhe mundësia e një aksidenti në vendin e punës apo vlerësimi personal i vendit të punës si “i rrezikshëm” nga përshtypjet e vetë punonjësit, është 0 (zero).
- Kërkesa fizike. Vlera e faktorëve që kërkojnë përfshirjen në punë të rënda fizike, ku përfshihen: qëndrimi në këmbë dhe ecja për intervale të gjata kohe, ngritja dhe transportimii peshave të rënda etj., është 0 (zero).
- Intensiteti në punë. Vlera e faktorëve që kërkojnë përfshirjen në punë për orë të gjata, përpjekje të shumta, afate tejet të shkurtër etj., është 0 (zero).
- Kërcënimi dhe diskriminimi në vendin e punës. Vlera e faktorëve, që kuptojnë të qenit subjekt i sjelljeve të qëllimshme të këqija nga kolegët ose eprorët, që e bëjnë individin të ndihet i frikësuar dhe jo i qetë; diskriminimi lidhet me situatën kur individi ndihet që është trajtuar në mënyrë më pak të favorshme se individët e tjerë, për shkak të racës, gjinisë, fesë, paaftësisë ose kombësisë, është 0 (zero).
- Stresi dhe emocionet negative në punë. Vlera e faktorëve, që kuptojnë të pasurit emocione të fuqishme në punë, të tipit frustrim, zemërim, keqardhje dhe dëshpërim; stresi në punë rritet kur individi përballet me kërkesa dhe trysni që nuk përkojnë me dijet, aftësitë e shkathtësitë që janë për atë vend pune, është 0 (zero).
- Pasiguria subjektive në punë. Vlera e faktorëve, që kuptojnë të pasurit frikë për humbjen e vendit të punës brenda një kohe të caktuar, përgjithësisht në gjashtë ose dymbëdhjetë muajt në vijim, është 0 (zero).
- Balanca jetë – punë. Vlera e balancës, ndërmjet aktiviteteve në punë të individit të punësuar dhe jetës së tij private, ku përfshihen, mundësia për të marrë leje-lindje, raport kur fëmijët janë sëmurë, leje që kanë lidhje me përmbushjen e përgjegjësive familjare etj., është 0 (zero).
- Agjendë josociale në punë. Vlera e faktorëve, që kërkojnë përfshirjen në orë jo-standarde të orarit të punës, si për shembull në mbrëmje, natën, të shtunavee të dielave, është 0 (zero).
- Kënaqësia në punë. Vlera e faktorëve që i korrespondojnë mënyrës si ndihesh, si person, në punë, ku përfshihen, ndjenjat personale (lumturia), ashtu edhe aspekti konjitiv (paga, orët dhe përmbajtja e punës), është 1 (një) (vlerat: 0 i pakënaqur, 1 shumë i kënaqur).