Çfarë është jeta? Autor Erwin Schrödinger (12 gusht 1887 – 4 janar 1961)

  • Erwin Schrödinger ka fituar Çmimin “Nobel” në fizikë (1933), së bashku me Paul Adrien Maurice Dirac, me motivacionin: “Për zbulimin e formave të reja produktive në teorinë e atomit”

Botues: Fondacioni “Henrietta Leavitt” – Fondacioni Shqiptar për Shkencë, Media dhe Demokraci. Tiranë: dhjetor, 2020. / Parathënia: Steve Fuller, Valbona Nathanaili / Redaktor: Andrea Nathanaili / ISBN 978-9928-4543-4-8 / Çmimi 1300 lekë / F. 278 / Copyright për botimin shqip © Fondacioni “Henrietta Leavitt” /Seria e librit shkencor,

Në kuadër të nismës: Shkenca pranë publikut

Në librari!

Librin mund ta gjeni: në Tiranë, pranë librarisë “Adrion” (Pallati i Kulturës), librarisë “Albania”, platformës on-line “Bukinisti”.

Libri mund të porositet on-line edhe nëpërmjet postës elektronike, në adresën [email protected]. Për porositë on-line, në çmimin e kopertinës përfshihet edhe posta (brenda Shqipërisë).

PARATHËNIE nga Prof. Steve Fuller (një pjesë)

Mund ta lexoni këtu: https://fhl.org.al/schrodingers-what-is-life-by-steve-fuller/

  • Leksionet e Schrödinger-it mund të përkufizohen si “Rilindja” e biologjisë. E. Schrödinger mund ta krahasoj me G. Galileon. Sepse njësoj si G. Galileo, E. Schrödinger tejkaloi jo vetëm dijet e tij personale, por edhe çfarë dihej shkencërisht në atë kohë. Për më tepër, Schrödinger nuk propozoi një metodologji tërësisht të re, por vetëm sugjeroi se ku mund të zbatohej, falë metaforave dhe eksperimenteve të mrekullueshëm që përshkroi. Dhe po njësoj me Galileon, të gjithë ata që dëgjuan dhe lexuan leksionet e Schrödingerit, ditën se çfarë të bënin për ta shndërruar vizionin e tij në realitet. Por ngjashmëritë nuk mbarojnë këtu! Sikundër pjesa më e madhe e ndjekësve të Galileos ishte protestante, jo katolike, edhe ndjekësit më të shumtë të Schrödinger nuk ishin nga radhët e profesionistëve të biologjisë, por të kimisë, fizikës – dhe edhe të matematikës. Ata nisën një revolucion molekular në biologji! Steve Fuller / Universiteti i Warwick-ut

PARATHËNIE nga Dr. Valbona Nathanaili (një pjesë)

Mund ta lexoni këtu: https://fhl.org.al/nje-perspektive-klasike-per-natyren-e-jetes/

  • “Çfarë është jeta? Aspekti fizik i qelizave të gjalla” është botuar për herë të parë, në formën e një broshure të vogël, më vitin 1944. Më shumë se dhjetë vjet më vonë, më 1958, botohet në të njëjtën formë edhe “Mendja dhe Materia”. Autobiografinë e tij, Schrödinger e shkruan në vitin 1960. Schrödinger promovon idenë e studimit të organizmave të gjalla, si të përbërë nga të njëjtat molekula dhe atome që përbëhet edhe lënda “e vdekur” dhe, në rrjedhojë, edhe në shndërrimin e saj, në “objekt”, për të gjitha ligjet e shkencës që njohim. Për E. Schrödinger, nuk duhet të ketë ndonjë hendek të madh ndërmjet organizmave të gjallë dhe atyre jo të gjallë, por mënyra si i kemi studiuar nuk ka qenë ajo e duhura. Schrödinger e shpjegon gjithçka me ndihmën e teorisë kuantike dhe natyrën statistikore të ligjeve të fizikës. Apeli i Schrödinger-it dhe nisma e tij për të studiuar biologjinë e jetës nga perspektiva e fizikës, më vitin 1944, përmbledhur në fjalinë “Ka ardhur koha t’i studiojmë organizmat e gjalla në termat e strukturës molekulare dhe atomike” frymëzuan dhe vazhdojnë të frymëzojnë shumë studiues edhe në ditët tona.   Valbona Nathanaili / Fondacioni “Henrietta Leavitt”

PËRMBAJTJA

  • Parathënie Valbona Nathanaili
  • Parathënie Steve Fuller

PJESA I ÇFARË ËSHTË JETA? ASPEKTI FIZIK I QELIZAVE TË GJALLA

HYRJE 

  • KREU I Qasja e fizikës klasike ndaj subjektit Karakteri i përgjithshëm dhe synimi i një hulumtimi – Fizika statistike – Diferencat thelbësore në strukturë – Qasja naive e fizikanit ndaj lëndës – Pse atomet janë kaq të vegjël? – Funksioni i një organizmi kërkon ligje të sakta fizike – Ligjet e fizikës mbështeten në statistikën atomike dhe për këtë arsye janë vetëm të përafërt – Saktësia e tyre bazohet në numrin e madh të atomeve të përfshirë – Shembulli i parë: Paramagnetizmi – Shembulli i dytë: Lëvizja browniane dhe difuzioni – Shembulli i tretë: Limitet në saktësinë e matjes – Rregulli √n
  • KREU II Mekanizmi i trashëgimisë Pritshmëritë e fizikanit klasik, më shumë se sa të parëndësishme, janë të gabuara – Kodi i shkruar i trashëgimisë (kromozomet) – Rritja e trupit nëpërmjet ndarjes së qelizës (Mitoza) – Në mitozë, çdo kromozom duplikohet – Ndarja reduktuese (Mejoza) dhe fertilizimi (Singamia) – Individët haploidë – Domethënia e jashtëzakonshme e ndarjes reduktuese – Krosingover. Pozicioni i vetive – Përmasa maksimale e një gjeni – Numrat e vegjël – Qëndrueshmëria
  • KREU III Mutacionet Mutacionet ‘të ngjashme me kërcimet’ – si funksionon seleksionimi natyror? – Karakteristikat e zgjedhura dhe të kultivuara trashëgohen në mënyrë të përsosur – Lokalizimi. Recesiviteti dhe dominanca – Prezantimi i disa termave teknike – Efekti i dëmshëm i kryqëzimeve të afërta – Vërejtje të përgjithshme dhe historike – Nevoja, që mutacionet të jenë ngjarje e rrallë – Mutacionet e shkaktuara nga rrezatimet x – Ligji i parë: “Mutacioni është ngjarje e vetme” – Ligji i dytë: “Lokalizimi i ngjarjes”
  • KREU IV Fakte që ofron mekanika kuantike Qëndrueshmëria – e pashpjegueshme nga fizika klasike – Qëndrueshmëria – e shpjegueshme nga teoria kuantike – Teoria kuantike – gjendjet diskrete – kërcimet kuantike – Molekulat – Qëndrueshmëria varet nga temperatura – Interlud matematikor – Amendamenti i parë – Amendamenti i dytë
  • KREU V Modeli Delbrück: diskutim dhe testim Tabloja e përgjithshme e substancës trashëguese – Veçantia e tablosë – Disa koncepte që tradicionalisht keqkuptohen – “Gjendjet” e ndryshme të lëndës – Dallimet që vërtet kanë rëndësi – Trupat e ngurtë aperiodik – Shumëllojshmëria e përmbajtjes, ngjeshur në një kod në miniaturë – Krahasimi me faktet: shkalla e qëndrueshmërisë; mosvazhdimësia e mutacionit – Qëndrueshmëri e gjeneve të selektuar në mënyrë të natyrshme – Stabiliteti më i ulët i mutantëve – Temperatura ndikon gjenet e paqëndrueshëm më pak se ato të qëndrueshëm – Si e prodhon rrezatimi X mutacionin? – Efekti i tyre nuk varet nga mutacionet spontane – Mutacionet e kthyeshme
  • KREU VI Rregullsia, çrregullsia dhe entropia Një konkluzion i përgjithshëm dhe me rëndësi nga modeli – Rregullsia bazuar në çrregullsi – Lënda e gjallë e shmang kalbëzimin në gjendjen e ekuilibrit – Lënda e gjallë ushqehet me ‘entropi negative’ – Çfarë është entropia? – Kuptimi statistikor i entropisë – Organizmi mbahet duke tërhequr ‘rregull’ nga mjedisi – Shënime për kreun VI
  • KREU VII A bazohet jeta në ligjet e fizikës? Në organizmat e gjalla duhet të përgatitemi për ligje të reja – Rishikimi i situatës biologjike – Përmbledhje për situatën fizike – Kontrasti që mrekullon – Dy mënyrat e prodhimit të rregullsisë – Parimi i ri nuk është alien për fizikën – Funksioni i një ore – Funksionimi i orës mekanike, përpos të gjithave, është edhe statistikë – Teorema e “Nernst-it” – Lavjerrësi i orës mekanike, praktikisht është në temperaturë zero absolute – Lidhja ndërmjet orës mekanike dhe organizmit
  • EPILOG Rreth determinizmit dhe vullnetit të lirë

PJESA II MENDJA DHE MATERIA

  • KREU 1Baza fizike e ndërgjegjes Problemi – Tentativë për përgjigje – Etika
  • KREU 2 E ardhmja e të kuptuarit Një aleat i verbër biologjik? – Pamja apatike e darwinizmit – Sjellja ndikon seleksionimin – Pretendimet lamarckisme – Fiksimi në gjene i zakoneve dhe aftësive – Rreziqet ndaj evolucionit intelektual
  • KREU 3 Parimi i objektivizmit
  • KREU 4 Paradoksi aritmetik: Njëjtësia e mendjes
  • KREU 5 Shkenca dhe besimi fetar
  • KREU 6 Misteri i cilësive të shqisave

PJESA III

  • SHËNIME AUTOBIOGRAFIKE
  • Biografi
  • Ideja themelore e mekanikës valore Leksion i mbajtur me rastin e marrjes së Çmimit “Nobel”
  • Shënime Valbona Nathanaili
  • Referenca