Artikulli është pjesë e nismës së Dr. Valbona Nathanaili “Integrimi nga brenda” i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kronologji 1945-1997

Historia e rrugëtimit të Bashkimit Europian, përmbledhur në datat kryesore të krijimit të disa prej institucioneve më të rëndësishëm të tij, si dhe ardhjes / ikjes nga pushteti të disa prej figurave qendrore.

  • 1945, maj: fundi i Luftës II Botërore në Europë;
  • 1946, shtator: fjalimi i W. Churchill-it, me titull “Shtetet e Bashkuara të Europës”;
  • 1947, mars: shpallja e “Doktrinës Truman”;
  • 1947, mars: Britania dhe Franca nënshkruajnë Traktatin “Aleanca e Mbrojtjes”;
  • 1947, qershor: shpallet “Plani Marshall”;
  • 1947, korrik: themelimi i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik Europian;
  • 1947, tetor: shpallet “Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë”;
  • 1947, dhjetor: themelohet, në Paris, “Komiteti Ndërkombëtar i Lëvizjeve për Bashkim Europian”;
  • 1948, janar: krijohet bashkimi doganor i vendeve të Beneluks-it;
  • 1948, mars: nënshkruhet Traktati i Brukselit (Aleanca për Mbrojtjen ndërmjet Francës, Britanisë dhe Beneluks-it);
  • 1948, prill: themelohet “Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim”;
  • 1948, maj: mbahet në Hagë Kongresi i Europës;
  • 1948, qershor: fillon bllokimi me mur i Berlinit;
  • 1949, prill: nënshkruhet, në Washington, Traktati i NATO-s;
  • 1949, prill: ngrihet Autoriteti Ndërkombëtar i Ruhrit;
  • 1949, prill: shpallet Republika Federale e Gjermanisë (Gjermania Perëndimore);
  • 1949, maj: shpallet Këshilli i Europës;
  • 1949, maj: përfundon bllokimi i Berlinit;
  • 1950, maj: publikohet deklarata “Schuman”;
  • 1950, qershor: fillojnë negociatat për krijimin e “Komitetit Europian të Hekurit dhe Qymyrit”;
  • 1950, tetor: hartohet plani për Komunitetin Europian të Mbrojtjes;
  • 1950, nëntor: nënshkruhet, në Romë, “Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave Njerëzore dhe Lirive Themelore”;
  • 1951, prill: nënshkruhet, në Paris, “Traktati për krijimin e Komitetit Europian të Hekurit dhe Qymyrit”;
  • 1952, maj: nënshkruhet, në Paris, traktati për krijimin e “Komunitetit Europian të Mbrojtjes”;
  • 1952, gusht: shpallet, në Luksemburg, “Komiteti Europian i Hekurit dhe Qymyrit”;
  • 1952 shtator: mbahet, në Strasburg, sesioni i parë i Asamblesë së “Komitetit Europian të Hekurit dhe Qymyrit”;
  • 1954, gusht: Asambleja Kombëtare e Francës refuzon Traktatin e Komunitetit Europian për Mbrojtjen;
  • 1954, tetor: amendohet Traktati i Brukselit, themelohet Bashkimi Europian Perëndimor;
  • 1955, maj: Gjermania i bashkohet NATO-s;
  • 1955, qershor: Konferenca e Mesinës promovon, edhe një herë, procesin e integrimit europian;
  • 1955, qershor: mblidhet për herë të parë komiteti “Spaak”;
  • 1956, maj: Konferenca e Venecias, komiteti “Spaak” rekomandon një Komitet Ekonomik Europian dhe një Komitet Europian të Energjisë Atomike (Euroatom);
  • 1956, qershor: mbahet, në Bruksel, konferenca ndërqeveritare, negociohen traktatet për “Komitetin Ekonomik Europian” dhe “Komitetin Europian të Hekurit dhe Qymyrit”;
  • 1956, tetor-nëntor: ndodh Kriza e Suezit;
  • 1957, janar: Saar i bashkohet Gjermanisë;
  • 1957, mars: Nënshkruhen Traktatet e Romës (për krijimin e “Komitetit Ekonomik Europian” dhe Euroatom-it);
  • 1958, janar: shpallet Bashkimi Europian dhe euro-atomi;
  • 1958, maj: kolapsi i Republikës së Katërt Franceze;
  • 1958, qershor: Charles De Gaulle formon një qeveri provizore;
  • 1958, korrik: Konferenca e Stresa-s, në Itali, vendos themelet e Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP);
  • 1958, shtator: vendoset, me referendum, themelimi i Republikës së Pestë Franceze;
  • 1958, dhjetor: De Gaulle zgjidhet President i Francës;
  • 1959, janar: starton faza e parë e tranzicionit drejt një tregu të përbashkët;
  • 1961, gusht: Britania aplikon për anëtarësim në Bashkimin Europian (ndjekur nga Danimarka, Irlanda dhe Norvegjia);
  • 1961, nëntor: Franca përgatit një traktat për një komunitet politik (plani “Fouchet”);
  • 1962, janar: starton faza e dytë e tranzicionit drejt një tregu të përbashkët;
  • 1962, prill: dështon plani “Fouchet I”;
  • 1962, korrik: Presidenti amerikan Kennedy përcakton një “projekt madhështor” për marrëdhëniet ShBA-Europë;
  • 1963, janar: vendosja e vetos nga De Gaulle ndaj aplikimit të Britanisë për anëtarësim;
  • 1963, janar: De Gaulle dhe Adenauer nënshkruajnë Traktatin e Elysé-së;
  • 1963, janar: mbyllen negociatat për anëtarësim me Britaninë (Danimarkën, Irlandën dhe Norvegjinë);
  • 1963, korrik: nënshkruhet Konventa e Yaundé-së ndërmjet Bashkimit Europian dhe 17 vendeve afrikane të Madagaskarit;
  • 1965 prill: nënshkruhet Traktati “Merger”, për të kombinuar strukturat ekzekutive të Bashkimit Europian, “Komitetit Europian të Hekurit dhe Qymyrit” dhe “Komitetit Europian të Energjisë Atomike;
  • 1965, korrik: fillon kriza e “karriges bosh”;
  • 1967 maj: Britania aplikon për herë të dytë për anëtarësim në Bashkimit Europian (bashkë me Danimarkën, Irlandën dhe Norvegjinë);
  • 1967, korrik: hyn në fuqi “Traktati Merger”;
  • 1967, nëntor: De Gaulle vendos veton për herë të dytë;
  • 1967, dhjetor: pezullohen negociatat për anëtarësim me Britaninë (Danimarkën, Irlandën dhe Norvegjinë);
  • 1968, maj: protesta të studentëve dhe punëtorëve në Paris;
  • 1968, korrik: bashkimi doganor realizohet 18 muaj para parashikimit;
  • 1969, prill: De Gaulle jep dorëheqjen;
  • 1969, korrik: riaktivizohen aplikimet për anëtarësim të Britanisë, Danimarkës, Irlandës dhe Norvegjisë;
  • 1969, dhjetor: në samitin e Hagës, krerët e shteteve/qeverive vendosin të promovojnë, edhe një herë, “Integrimin Europian”;
  • 1970, prill: shtetet anëtare vendosin të financojnë Bashkimin Europian nëpërmjet sistemit të “burimeve të veta”;
  • 1970, qershor: përfundojnë negociatat për anëtarësim të Britanisë, Danimarkës, Irlandës dhe Norvegjisë;
  • 1970, tetor: Pierre Erner prezanton një plan për Bashkimin Ekonomik dhe Monetar;
  • 1970, tetor: ministrat e Jashtëm miratojnë një plan të Etienne Davignon për “Bashkëpunimin Politik Europian”;
  • 1970, nëntor: ministrat e Jashtëm takohen për herë të parë për “Bashkëpunimin Politik Europian”;
  • 1971, gusht: Shtetet e Bashkuara njoftojnë përfundimin e sistemit të Bretton Woods (ose pezullimin e shkëmbimit të dollarit);
  • 1972, prill: shpallja e “gjarprit” monetar;
  • 1972, tetor: krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare, mbledhur në një samit në Paris, bien dakord “për të transformuar gjithë kompleksin e marrëdhënieve (ndërmjet shteteve anëtare) në një Bashkim Europian”, në fund të dekadës;
  • 1973, janar: Britania, Danimarka dhe Irlanda anëtarësohen në bashkimin Europian;
  • 1973, korrik: hapet, në Helsinki, “Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë”;
  • 1973, tetor: pas luftës në Lindjen e Mesme, prodhuesit arabë të naftës katërfishojnë çmimin e naftës dhe vendosin embargo për portin e Roterdamit;
  • 1973, dhjetor: krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare, të mbledhur në një samit në Kopenhagën, diskutojnë për krizën e naftës;
  • 1974, prill: qeveria e re laburiste kërkon rinegocimin e termave të anëtarësimit të Britanisë;
  • 1974, shtator: krerët e shteteve dhe qeverive vendosin të formojnë Këshillin Europian;
  • 1974, dhjetor: krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve mbajnë samitin e fundit informal në Paris;
  • 1975, shkurt: nënshkruhet Konventa e Lomé-s;
  • 1975, mars: Këshilli Europian mban takimin e vet inaugurues dhe përfundon rinegocimin e termave të anëtarësimit të Britanisë;
  • 1975, qershor: referendum kushtetues i paprecedentë në Britani, një shumicë e madhe voton në favor të vazhdimit të anëtarësimit në Bashkimin Europian;
  • 1975, qershor: Greqia aplikon për anëtarësim në Bashkimin Europian;
  • 1975, korrik: shtetet anëtare nënshkruajnë një traktat për ngritjen e Gjykatës së Auditit dhe forcimin e pushtetit buxhetor të Parlamentit Europian;
  • 1975, gusht: 35 vende pjesëmarrëse nënshkruajnë Aktin Final të Helsinkit;
  • 1975, dhjetor: Leo Tindemans prezanton raportin e tij për Bashkimin Europian;
  • 1977, mars: Portugalia aplikon për anëtarësim në Bashkimin Europian;
  • 1977, korrik: Spanja aplikon për anëtarësim në Bashkimin Europian;
  • 1978, korrik: Këshilli Europian, i mbledhur në Bremen, miraton planin për “Sistemin Monetar Europian”;
  • 1978, dhjetor: vendet anëtare vendosin të implementojnë “Sistemin Monetar Europian” më janar 1978;
  • 1978, dhjetor: tetë vende vendosin të marrin pjesë në mekanizimin e sistemit për vlerën e shkëmbimit;
  • 1979, mars: pas një vonese prej tre mujore, fillon të zbatohet “Sistemin Monetar Europian”;
  • 1979, maj: Margaret Thatcher bëhet kryeministre e Britanisë;
  • 1979, shtator: Dirk Spierenburg prezanton raportin e tij për reformimin e Komisionit;
  • 1997, nëntor: “Tre të mençurit” prezantojnë raportin e tyre për reformimin e Bashkimit Europian.