Më datë 8 prill 2019, Fondacioni “Henrietta Leavitt” organizon promovimin e librit “Pesë pengjet më të mëdha të jetës. Transformimi që pëson jeta nga ikja e njerëzve të dashur” Autor BRONNIE WARE. Shqipëroi Valbona Nathanaili / Me parathënie nga Prof. Myftar Barbullushi. Promovimi organizohet në sallën “Galileo Galilei” (pranë Pediatrisë), Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë. Kontrata është nënshkruar me Hay House UK Ltd. për periudhën 2019-2026.
ISBN 978-9928-4543-0-0 / Çmimi 1200 lekë / faqe 326
Bronnie Ware është shkrimtare, këngëtare, autore këngësh dhe mësuese muzike në Australi. Për të mësuar më shumë rreth punës së saj, ju lutem vizitoni uebin zyrtar, www.bronnieware.com.
Në Panel:
Prof. Myftar Barbullush, Përgjegjës i Pavijonit të Nefrologjisë,Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.
Dr. Silvana Velçani, Përgjegjëse e Pavijonit të Onkologjisë, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.
Dr. Valbona Nathanaili, Drejtore, Fondacioni “Henrietta Leavitt”.
Nga fjalët në promovim:
Prof. Myftar Barbullush, Përgjegjës i Pavijonit të Nefrologjisë,Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë “Libri shpreh vizionin që kanë apo fitojnë njerëzit e mençur në fund të jetës. Interesante është se pavarësisht larmisë në dukje të përgjigjeve, të gjitha mund të grupohen në pesë pika të përbashkëta, pesë pengjet më të mëdha, njohja e te cilave është mjaft e rëndësishme për ata që janë në fillim apo në mesin e viteve të jetës.”
Dr. Silvana Velçani, Përgjegjëse e Pavijonit të Onkologjisë, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë: “A duhet të mendojmë për vdekjen sa jemi gjallë? Po! Sa më pak tabu! Sa më pak njolla të errëta në trurin tonë. Duke qenë të ndërgjegjshëm për vdekjen, do e duam më shumë jetën. Vetë shkrimtarja e sfidon vdekjen të paktën një herë. Për të arritur në një konkluzion shumë të rëndësishëm, por jo të panjohur: Jeta të jepet vetëm një herë. Jetoje pa pengje.”
Prof. Aqif Gjokutaj, Anëtar i Bordit të Drejtorëve, Fondacioni “Henrietta Leavitt”: “Broni bën apel të jetojmë të lirë, plot pasion e dashuri. Me kushtin: Filloni nga vetja. Vetëm duke dashur veten, do dimë të duam edhe ata që na rrethojnë.”
The Sunday Times: “Pesë pengjet më të mëdha të jetës’ është një libër që të ngjall shpresën për një botë më të mirë. Kujtimet e Bronit të thyejnë zemrën, por njëherazi të ftojnë të ndryshosh konceptet për jetën, të jesh kurajoz. Të frymëzojnë ta jetosh jetën me sa më pak pengje!”
Dr. Valbona Nathanaili, Drejtore, Fondacioni “Henrietta Leavitt”: “Një libër ndryshe, që të emancipon mendimin për jetën dhe vdekjen, që të mbush me emocion, që të fton të reflektosh për familjen, miqtë, punën, emocionet, lumturinë, dhimbjet, paratë, humbjet. Që të mëson si t’i vlerësosh dhe si ta shfaqësh sa je ende në kohë. Bronnie është një australiane që shkruan me sinqeritet dhe dashuri historinë e jetës së saj, gërshetuar me mësimet e përvojat e njerëzve të mençur për të cilët është kujdesur, që ia kanë rrëfyer dhe besuar në periudhën e fundit të jetës, kur e dinin se po iknin nga kjo botë. Asnjë retushim! Gjithçka reale! “Pengjet” që liston Broni mund t’i ketë secili nga ne. Por që të mos bëhemi si personazhet e librit të saj është mirë ta lexojmë dhe të reflektojmë, që të mos themi, kur të vijë ora: Do të kisha dashur…”
Pasqyrimi në media i aktivitetit:
https://www.youtube.com/watch?v=B7eptPxttrE
Foto nga promovimi i librit në sallën “Galileo Galilei” (pranë Pediatrisë), Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë