Më datë 8 dhjetor 2019, Fondacioni “Henrietta Leavitt” organizoi promovimin e dy librave për fëmijë, përkatësisht, “Një dëshirë për Krishtlindje”, me autor autor Katherine Rundell dhe ilustrimet Emily Sutton, si dhe “Vajza dhe dinozauri”, me autor Hollie Hughes dhe ilustrimet nga Sarah Massini. Të dy librat janë përkthyer nga Valbona Nathanaili dhe botuar nga Fondacioni “Henrietta Leavitt”.

Promovimi u organizua në mjediset e Lilù Kids Concept Store, Kati 4, Toptani Shopping Center, Tiranë.

Këtë radhë paneli është disi i veçantë, sepse për të folur rreth librave, sikundër edhe për të lexuar pjesë prej tyre, janë edhe disa fëmijë.

Në panel:

  1. Enxhi Asllani, klasa IV, Shkolla “Imelda Lambertini”, Elbasan
  2. David Jani, klasa IV, shkolla “Udha e Shkronjave”, Tiranë
  3. Etien Bozdo, klasa III, shkolla “Protagonistët”, Tiranë
  4. Zimo Krutaj, redaktor i librave
  5. Valbona Nathanaili, përkthyese e librave

Pse me fëmijë? Nëse duam të nxisim leximin, duhet të fillojmë të skalisim modelin e fëmijës që lexon! Ky duhet të jetë misioni i çdo aktiviteti për librin! Ndërveprimi fëmijë-fëmijë është i jashtëzakonshëm, ndikimi që kanë te njëri-tjetri, po ashtu! Fëmijëve duhet t’u vëmë përballë bashkëmoshatarë që lexojnë.