Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian në Agjendën e Institucioneve të Arsimit të Lartë Integrimi nga brenda

Tavolinë e rrumbullakët

Takimi është pjesë e nismës së Dr. Valbona Nathanaili “Integrimi nga brenda” i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Programi

  • Dialogu Kosovë – Shqipëri në Arsimin e lartë
  • Nisma të përbashkëta në fushën e kërkimit shkencor
  • Nisma të përbashkëta në fushën e botimeve: Promovimi i librit “Komercializimi i shkollimit”
  • E enjte, dt. 6 shkurt 2020 Ora 10.30 – 11.30 / Vendi: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë

Më datë 6 shkurt 2020, Universiteti “Fan S. Noli” (Korçë), Instituti për Studime Sociale dhe Humanistike, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës (UP) dhe Fondacioni “Henrietta Leavitt” organizojnë tavolinën e rrumbullakët me temë “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian në agjendën e Institucioneve të Arsimit të Lartë”.

Takimi zhvillohet në Korçë, në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli”, nga ora 10.30-11.30.

Në moderimin e Dr. Maria Dojçe, pedagoge, Universiteti “Fan S. Noli”

Pjesë e tavolinës janë:

  • Dr. Erinda Papa, zv. Rektore, Universiteti “Fan S. Noli”
  • Prof. Asoc. Arsim Sinani, Drejtor, Instituti për Studime Sociale dhe Humanistike, Universiteti i Prishtinës
  • Dr. Valbona Nathanaili, Drejtore, Fondacioni “Henrietta Leavitt”
  • Dr. Alba Kreka, zv. Dekane, Fakulteti Edukimit dhe Filozofisë, Universiteti “Fan S. Noli”
  • Dr. Magdalini Vampa, Përgjegjëse, Departamenti i Shkencave Sociale
  • Dr. Denisa Titili, pedagoge, Universiteti “Fan S. Noli”
  • PhD. Metin Venxha, Përgjegjës, Departamenti Histori-Gjeografi, Universiteti “Fan S. Noli”
  • Dr. Ina Zallemi, pedagoge, Universiteti “Fan S. Noli”
  • Msc. Viola Dolani, pedagoge, Universiteti “Fan S. Noli”

Libri “Komercializimi i shkollimit”, Antologji, zgjedhur dhe përgatitur për botim nga Dr. Valbona Nathanaili përfaqëson një kontribut të vyer në literaturën shqip për një nga problemet më të rëndësishme të shkollës sonë, atë të përfshirjes së koncepteve e parimeve të tregut në pjesën më të madhe të funksionimit të saj si institucion, njohur ndryshe si komercializim. Qëllimi është të diskutojmë dhe reflektojmë se çfarë ndodh me misionin e shkollimit dhe synimin që kemi projektuar ne si shoqëri për të ardhmen e fëmijëve, në çastin kur këto parime fillojnë të zbatohen në shkolla njësoj si në treg, çfarë humbasim dhe çfarë fitojmë, duke vendosur theksin në domosdoshmërinë e njohjes ndërmjet dallimeve konceptuale treg dhe shkollë-treg. Autorët bëjnë apel, direkt dhe nëpërmjet rreshtave, për domosdoshmërinë e njohjes, në teori dhe praktikë, të problemeve që shoqërojnë komercializimin e shkollës.

Lexo këtu lajmin pranë Universitetit të Korçës http://www.unkorce.edu.al/sq/content/uniko-aplikon-p%C3%ABr-her%C3%AB-t%C3%AB-par%C3%AB-n%C3%AB-nj%C3%AB-projekt-jean-monnet#slide-0-field_imagegallery-2131

https://youtu.be/qETTezyjV6s