Tryezë e rrumbullakët me temë “Teatri dhe Shoqëria”
Organizator: Teatri i Metropolit / Data: 05.12.2018 / Vendi: Muzeu Kombëtar, salla “Shpataraku” / Kohëzgjatja: 11:00-13:00

Sektori i Edukimit në Teatrin Metropol organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Teatri dhe Shoqëria”, refleksione rreth Festivalit Metrofest “Drama shqipe si laborator njohjeje dhe kërkimi, 2018”.
Moderatore: Jonida Beqo, drejtore e Teatrit Metropol
Në panelin e diskutimeve:
- Sonila Kapidani, regjisore teatri dhe drejtuese e sektorit te edukimit TK;
- Erenestina Halili, profesoreshë në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë UT dhe drejtuese e Klubit të Dramës;
- Valbona Nathanaili, studiuese dhe drejtore e Fondacionit “Henrietta Leavitt”;
- Rozi Kostani, lektore e mjeshtërisë së aktorit në Fakultetin e Artit Skenik, Universiteti i Arteve;
- Albert Nikolla, profesor i antropologjisë në universitetin Aleksandër Moisiu;

Tryeza zhvillohet me qëllimin për të krijuar një ambient shoqëror të përshtatshëm diskutimesh mbi përvojat me dramën shqipe të arkivit në dy edicionet e para MetroFest 2017 & 2018, si mundësi për të rinj profesionistë që duan të zhvillohen në këtë lëmi.
Pyetjet bazë mbi të cilat diskutohet:
- Cilat janë vështirësitë e një teksti të vjetër nga drama shqipe?
- Si ndodh që veprat e krijuara në një epokë të caktuar t’u japin kënaqësi njerëzve të një epoke tjetër?
- Si e ka qenë impakti në komunitet për Metrofestin dhe përshtypjet e tyre mbi krijimin e një domethënieje shoqërore?

Diskutime:
- Përthyerje për të qëmtuar: Teatri i Metropolit ndërmjet zgjedhjeve dhe zgjidhjeve. Nga Dr. Valbona Nathanaili. Lexoni këtu fjalën e plotë: https://fhl.org.al/perthyerje-per-te-qemtuar-teatri-i-metropolit-ndermjet-zgjedhjeve-dhe-zgjidhjeve-valbona-nathanaili/
- Teatri si ngjizje e “comunitas”-it;
- Rivitalizimi i veprave arkivore kryesisht të mbetura si letërsi dramatike në një tekst të ri skenik që mundëson një repertor të ri nga një përvojë e përçuar nga një brez në tjetrin duke prodhuar kuptime;
- Objektivi final i këtij takimi qëndron në reflektimin mbi realizimet përgjatë dy edicioneve të MetroFest dhe projektimet për vazhdimësinë në të ardhmen.