Më datë 13 dhjetor 2019, Teatri i Metropolit të Tiranës dhe Fondacioni “Henrietta Leavitt”, me mbështetjen e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, organizojnë Forumin “Remix Tirana / 2019”.

Takimi zhvillohet në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, nga 10.00-13.00.

Agjenda

Paneli I Moderator Jonida Beqos

Ora 10.00 – 10.10 Fjalët përshëndetëse: Jonida Beqo /Sonila Kapidani /Valbona Nathanaili

  1. Ora 10.10-10.20  Viola Isufaj
  2. Ora 10.20-10.30 Sonila Kapidani, Shkëlzen Berisha “Çështje të trashëgimisë, teatrit dhe edukimit’
  3. Ora 10.30-10.40  Valbona Nathanaili “Edukimi liberal në shkolla. Roli i teatrit në edukimin liberal”
  4. Ora 10.40-10.50 Diskutime të lira / Pyetje

Paneli II Moderator Valbona Nathanaili

  1. Ora 10.50-11.00  Ylljet Aliçka “Të ribësh historinë”
  2. Ora 00-11.10  Salvatore Tramacere
  3. Ora 10-11.20 Diskutime të lira / Pyetje

Paneli III Moderator Armela Demaj

  1. Ora 20-11.30  Rozi Kostani “Josip Rela dramaturgu arbëresh zbuluar ndër shqiptarët mes dy kohëve, dje dhe sot, për herë të parë në tokën amë”
  2. Ora 30-11.40 Elona Hyseni, Joana Omeraj “Drama shqipe në dy kohë dje dhe sot”. Komeditë Sot 8 ditë dhe I biri i Begut.
  3. Ora 40 -11.50 Rexhina Mollaymeri “Drama shqipe në dy kohë dje dhe sot”. Komedia Karagjozi
  4. Ora 11.50-12.00 Damaris Nubel dhe Patrick S. Föhl “Publiku i teatrit të hapur” (me lexim nga Klea Konomi, specialiste edukimi në Tatrin e Metropolit)
  5. Ora 12.00-12.10  Diskutime të lira / Pyetje
  6. Ora 12.10-12.20 Sonila Kapidani Konkluzione / Rekomandime

Valbona Nathanaili:

Fondacioni “Henrietta Leavitt” i bashkohet për herë të parë organizimit të post-Metrofest, me synimin për të bashkëpunuar me Teatrin e Metropolit për një kauz që mendojmë se është pikëprerje e synimeve të të dy institucioneve, edukimi, pavarësisht se nga cila perspektivë i qasemi. Në këtë bashkëpunim, kemi bërë hapin e parë në shndërrimin nga tavolinë e rrumbullakët në Forum Publik, me dëshirën për të bashkuar sa më shumë zëra e kontribute nga grupe të ndryshme. Pra për Teatrin flet jo vetëm Teatri, por edhe Akademia, media, shkolla e publiku, për të ndarë sa më shumë përvoja, mendime dhe ide, se si përballet drama shqip me atë bashkëkohore, si mund të realizojmë, sa më mirë, edukimin nëpërmjet teatrit. Akoma, fëmijët dhe krijimi, teatri dhe politikat e strategjitë për zhvillim, e shkuara dhe e ardhmja e teatrit. Për të njëjtën arsye zgjodhëm ta pagëzojmë forumin me emrin Remix. Një falënderim shkon për profesoreshë Viola Isufaj, e pranishme sot në Forum, studimi i së cilës për tregimet remix të tre studiuesve francezë, bazuar në tregimin e Ismail Kadaresë “Përpara banjës” ishte një shtysë tjetër për pagëzimin e forumit me këtë emër.

Dhe së treti, sigurisht, bashkëpunimi e diversifikoi edhe më shumë pjesëmarrjen. Ju falënderoj që ju përgjigjët ftesës sonë!

Rreth folësve

Damaris Nubel është pedagoge në Fakultetin e Edukimit në Ludwigsburg, Gjermani.

Elona Hyseni  është specialiste edukimi në Qendrën Kulturore Tirana (Teatri Metropol). Ka përfunduar  studimet e larta në Akademinë e Arteve, dega regjizurë. Fillimisht është angazhuar si aktore në teatrin Bylis, Fier, si dhe regjisore pranë Pallatit të Kulturës, Patos. Përvojat përfshijnë edhe fushën e edukimit, veçuar mësuese teatri pranë “Sirea film” dhe “Klea Huta academy”. Nga viti 2007 kontribuon kryesisht në teatër, si aktore, dhe është vlerësuar me disa çmime në festivalet kombëtare të teatrit në Ferizaj, Presheve, Gjilan, pa e shkëputur interesin edhe nga filmi. Shkruan tekste për shfaqje për fëmijë dhe është vlerësuar me çmim të parë në Sibenik (Kroaci), si skenariste për muzikal.

Joana Omeraj është diplomuar pranë Universitetit të Arteve, Tiranë,  në fakultetin e artit skenik, dega ‘Regji teatri dhe spektakli’, më vitin 2018. Përvojat e saj profesionale përfshijnë ato të aktores dhe regjisores në shfaqje për të rritur dhe fëmijë. Ka marrë pjesë në disa trajnime, zhvilluar pranë Qendrës Kulturore Tirana (Teatri Metropol) për stafin artistik dhe të edukimit.

Jonida Beqo është drejtore e Qendrës Kulturore Tirana (Teatri Metropol).

Rexhina Mollaymeri punon si specialiste në teatrin Metropol. Përfundoi studimet e larta në Universitetin e arteve në Tiranë. Dega – Regji teatri e spektakli. Eksperiencat e para si aktore kanë qenë në shfaqje për fëmijë, për të vijuar më pas me shfaqje për të rritur në rolin e aktores dhe deri sot me vënien në skenë të disa shfaqjeve në rolin e regjisores. Shfaqja e fundit e vënë në skenë si regjisore ishte “Karagjozi” në Teatrin Metropol në Metrofest 3.

Rozi Kostani është pedagoge në Universitetin e Arteve, Tiranë. Ka kryer studimet e larta për aktrim në Akademinë e Arteve  në Tiranë, gjithashtu master për regji teatri në Universitetin e Prishtinës dhe aktualisht është në mbrojtje të doktoraturës pranë IAKSA me teme “ Teatri i Shkupit ne vitet  ‘ 80 – ‘ 90”. Përveç këtyre ka pasuruar zhvillimin e saj profesional me studimet pas- universitare ne fushën Dance Theatre (për gjuhën e trupit) në një cikël 3 mujor, në Itali.

Krahas përvojës pedagogjike dhe hulumtimit shkencor (ka kryer edhe publikime të artikujve të ndryshëm) ka kryer aktivitete artistike si aktore, në teatër dhe film dhe si regjisore teatri duke krijuar mbi 50 vepra artistike.

Sonila Kapidani është përgjegjëse e sektorit të edukimit në TM. Ajo ka një përvojë mësimdhënieje në institucione të rëndësishme të arsimit në Shqipëri në lëndët: fjalë artistike, komunikim në publik dhe mjeshtri aktori. Në përvojën e saj profesionale që nga viti 2003 është e angazhuar si Regjisore/Aktore dhe drejtuese projektesh teatrore, ka ofruar trajnime të të rinjve dhe profesionistëve në arte, politikë, media dhe shoqëri civile mbi teknikat e të folurin në publik; trajnime të zërit dhe shqiptimit dhe etikën e komunikimit. Puna e saj e mëtutjeshme është dedikuar programeve që kanë në themel edukimin mes dramës dhe teatrit. Sonila Kapidani është autore e librit “Metodika për estetikën e të folurit” (një udhëzues për të folurit në publik), si dhe e një sërë artikujsh të ndryshëm shkencorë me fokus komunikimin dhe edukimin.

Shkëlzen Berisha është regjisor, aktor, Praktikues i Dramës dhe Teatrit në Edukim, përkthyes. Është diplomuar në Universitetin e Tetovës për aktrim në Fakultetin e Arteve Skenike në vitin 2004 dhe ka kryer studimet Master Shkencor për Regji Teatri në Universitetin e Arteve, Tiranë.

Nga viti 2002 ka punuar në shumë projekte teatrore e artistike si aktor, përkthyes, regjisor dhe më e rëndësishmja si praktikues i “Dramës dhe Teatrit në Edukim” si metodologji edukative për fëmijë dhe të rinj në Kosovë e Britani të Madhe. Pas një pune afro shtatëvjeçare në Britani, zgjedh të kthehet në Kosovë, për të punuar si Drejtor Artistik në Teatrin e Gjilanit, deri në vitin 2012. Ka përkthyer mbi 40 pjesë teatrale dhe 3 skenarë filmash, si dhe ka përshtatur disa adaptime e përpunime dramatike. Berisha ka lëvruar edhe dramën për të rritur dhe fëmijë.  Ka përvojë të pasur në përdorimin e dramës dhe teatrit si medium edukimi për të rinj; është bashkëthemelues i organizatës “Qendra e Hulumtimit Progresiv”, me të cilën, duke qenë në rolin e drejtorit ekzekutiv, ka realizuar një numër projektesh të rëndësishme në Shqipëri, me synim inkoorporimin e metodologjisë “Drama dhe Teatri në Edukim” në sistemin edukativ shqiptar. Fokusi i punës së Berishës janë drama dhe teatri, format, metodologjitë, si dhe ndikimi teatror në aspektin social dhe politik.

Valbona Nathanaili ka themeluar fondacionin “Henrietta Leavitt” dhe është drejtore ekzekutive (www.fhl.org.al), si dhe iniciuese e disa projekteve në fushën e kërkimit shkencor, edukimit dhe të promovimit të shkencës në publik; kryeredaktore e “Tirana Review of Books”; studiuese botuese dhe përkthyese. Gjatë periudhës 2003-2016 ka qenë drejtore për botimet, përkatësisht pranë Albanian University Press dhe Shtëpisë Botuese të Universitetit Europian të Tiranës (UET Press), duke bërë pjesë të investimit dhe të vëmendjes edhe problemet që lidhen me librin, shkencor e artistik, me editimin e promovimin e tij, po aq sa edhe me revistat shkencore, botimet e konferencave etj. E pranishme në shtypin periodik të Shqipërisë me opinione e artikuj për probleme të ndryshme të shoqërisë dhe politikës. Autore e disa librave.

Viola Isufaj është pedagoge e Letërsisë Bashkëkohore pranë Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Tiranës dhe mban titullin akademik Profesor i Asociuar. Isufaj është shkrimtare dhe studiuese e letrave shqipe, autore e dhjetëra artikujve shkencorë të kumtuar dhe botuar brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe e mjaft teksteve studimorë për nivel universitar dhe  parauniversitar.

Në fushën e krijimtarisë artistike ka botuar librat Zoti M., një letër (prozë, 2003); Saga e gjarprit (prozë, 2005); Ditë të askujt (prozë, 2008); Adamah (poezi, 2015).

Ylljet Aliçkaj është pedagog pranë Universitetit Europian të Tiranës dhe mban titullin Profesor në shkencat pedagogjike. Është shkrimtar, përkthyes, skenarist dhe regjisor filmash. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë të ndryshme dhe kanë shërbyer edhe si bazë për disa skenarë filmash. “Parrullat me gurë” dhe “Rrëfenjë me ndërkombëtarët” kanë fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka qenë ambasador i Shqipërisë në Francë, Portugali, Monako dhe pranë UNESCO-s (2007-2013). Redaktor dhe drejtor pranë Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor (1983 – 1992). Anëtar themeltar i shoqatës kulturore “Fabrizio De Andre”, Milano, Itali; Qytetar nderi “Republika e artistëve të Montmartrit”, Paris; anëtar i Akademisë  franceze “Zhorzh Sand”, Paris; anëtar i shoqatës së shkrimtarëve frankofonë, Paris; anëtar i shoqatës së autorëve dramatikë dhe audiovisualë, SACD, Paris.