Takim me qytetarët e Tiranës dhe dashamirësit e shkencës!
Agjenda
- Shpërndarja e certifikatave për pjesëmarrësit në Konkursin Kombëtar të Fizikës “Henrietta Leavitt” / 2019
- Në Hënë përsëri, por me teleskop – me rastin e 50 vjetorit të zbritjes së njeriut të parë në Hënë
- Shqipëria ka marrë detyrën për t’i vendosur emrin një ylli! Çfarë krenarie! Por çfarë përgjegjësie! Ku është ky yll? Çfarë qasje dhe filozofie duhet të kemi për zgjedhjen e emrit? Kontribuoni me ide dhe sugjerime!
Ftesën për pjesëmarrësit dhe fjalën e rastit, nga Prof. Mimoza Hafizi mund ta lexoni në linkun: https://fhl.org.al/peseri-ne-hene-50-vjet-me-vone-por-me-teleskop/ dhe nga Dr. Valbona Nathanaili mund ta lexoni në linkun https://fhl.org.al/ftese-per-pjesemarrje/
Takimi u organizua nga Fondacioni “Henrietta Leavitt”, në bashkëpunim me Departamentin e Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
- Vendi: Sheshi “Skënderbe” / Dita: 12 korrik 2019 (e premte) / Ora: 20.30-22.00
1. Fillimisht, u shpërndanë certifikatat për pjesëmarrësit në Konkursin Kombëtar të Fizikës “Henrietta Leavitt” / 2019.
Vendet e para në Konkursin Kombëtar të Fizikës “Henrietta Leavitt” / 2019
Niveli 2 – Klasa XI
- Fitues i Çmimit të Parë, për nivelin 2 (klasa XI), u shpall Enea Pane, nxënës i gjimnazit “Qemal Stafa”, me 63 pikë (nga 68 pikë të mundshme).
- Fitues i Çmimit të Dytë, për nivelin 2 (klasa XI), u shpall Piro Manço, nxënës i gjimnazit “Sami Frashëri”, me 62 pikë (nga 68 pikë të mundshme).
Niveli 3 – Klasa X
- Fitues i Çmimit të Parë, për nivelin 3 (klasa X), u shpall Regi Ajdini, nxënës i gjimnazit “Qemal Stafa”, me 59 pikë (nga 68 pikë të mundshme).
2. Në Hënë përsëri, por me teleskop – me rastin e 50 vjetorit të zbritjes së njeriut të parë në Hënë
On the Moon – again!
Studentët e nivelit Master në Fizikë, udhëhequr nga Prof. Mimoza Hafizi, kishin përgatitur postera rreth Hënës dhe disa karakteristikave të saj. Studentët kishin marrë edhe teleskopin dhe ftonin qytetarët jo vetëm të shihnin Hënën me teleskop, por edhe u shpjegonin kuriozitete e fakte shkencore rreth misionit shkencor të zbritjes në Hënë.
Foto nga aktiviteti organizuar në Sheshin “Skënderbe”. Qytetarë të shumtë të Tiranës iu bashkuan thirrjes dhe vëzhguan me teleskop Hënën.
Të surprizuar nga pjesëmarrja dhe interesimi për shkencën dhe në veçanti për astronominë!