Më datë 10 korrik 2020, Fondacioni “Henrietta Leavitt”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Qemal Baholli”, Elbasan, organizuan ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave dhe çmimeve për fëmijët pjesëmarrës në konkursin me temë “Qyteti im, e ardhmja ime”. Ceremonia u organizua në lulishten e Bibliotekës – në një mjedis të hapur, një vendim marrë në unanimitet nga juria, në përgjigje të situatës COVID-19, si një mënyrë për të minimizuar në maksimum mundësinë e infektimit.
Fëmijët konkurruan në tre kategori: pikturë/ vizatim, poezi dhe përrallë/ ese.
Juria e përbërë nga Aida Gashi, drejtore, Biblioteka “Qemal Baholli”, Fatmir Musai, Bashkia Elbasan, Enxhi Asllani, nxënëse, Dora Angjeli, gazetare dhe Valbona Nathanaili, studiuese, Drejtore, Fondacioni “Henrietta Leavitt”, klasifikuan, bazuar në origjinalitetin, aktualitetin dhe interpretimin e tematikës, këta konkurrentë:
- Në kategorinë vizatim/ pikturë (në rend alfabetik):
- Adli Jolla
- Ali Kaziu
- Ana Stafa
- Anja Domi
- Elize Haxhimusai
- Enea Sharra
- Ensi Dybeli
- Franceska Davidi
- Kejsi Peqini
- Kloe Peza,
- Mateo Davidi
- Petrit Kuminja shih: https://www.valbonanathanaili.com/qyteti-im/
- Vesa Kamberaj
- Në kategorinë poezi:
- Ali Kaziu, me poezinë “Qyteti im, Elbasani” lexo: https://www.valbonanathanaili.com/qyteti-im/
- Anja Kaciasi, me poezinë “Atdheu im”
- Uesli Kila, me poezitë “Jeta” dhe “Shenjtorja Notre Dam” lexo: https://www.valbonanathanaili.com/uesli-kila/
- Vesa Kamberaj, me poezinë “Shqipëria” lexo: https://www.valbonanathanaili.com/shqiperia-poezi-nga-vesa-kamberaj/
- Në kategorinë përrallë /ese
- Kejsi Peqini, me esenë “Fëmijët nëpër botë” lexo: https://fhl.org.al/femijet-neper-bote-nga-kejsi-peqini/
- Uesli Kila me përrallën “Rojtari i luleve”
Pjesëmarrja më e madhe ishte në pikturë/vizatim. Shumë nga fëmijët konkurruan me më shumë se një krijim dhe në dy gjini: Ali Kaziu konkurroi me vizatim dhe poezi; Kejsi Peqini me vizatim dhe ese; Uesli Kila me përrallë dhe poezi; Vesa Kamberaj me vizatim dhe poezi.
Në një përmbledhje:
- Adli Jolla 1 kategori (vizatim/pikturë) 10 vjeç, shkolla “Qamil Guranjaku” , klasa III
- Ali Kaziu 2 kategori (vizatim/pikturë & poezi) 10 vjeç, shkolla “Arianiti”
- Ana Stafa 1 kategori (vizatim/pikturë) 8 vjeç, shkolla “Sulë Harri”
- Anja Domi 1 kategori (vizatim/pikturë)
- Anja Kaciasi, 1 kategori (poezi) 10 vjeç, shkolla “Bardhyl Popa”, klasa IV
- Elize Haxhimusai 1 kategori (vizatim/pikturë)
- Enea Sharra 1 kategori (vizatim/pikturë) 7 vjeç, shkolla “Pedagogjike”
- Ensi Dybeli 1 kategori (vizatim/pikturë) 11 vjeç, shkolla “Luigj Gurakuqi”, klasa V
- Franceska Davidi 1 kategori (vizatim/pikturë)
- Kejsi Peqini 2 kategori (vizatim/pikturë & përrallë/ esse) 13 vjeç, shkolla “Alia Agjah”, klasa VI
- Kloe Peza 1 kategori (vizatim/pikturë) 5 vjeç, shkolla “Imelda Lambertini”
- Mateo Davidi 1 kategori (vizatim/pikturë)
- Petrit Kuminja 1 kategori (vizatim/pikturë) 11 vjeç, shkolla “Qamil Guranjaku” , klasa V
- Uesli Kila 2 kategori (poezi & përrallë/ esse) 13 vjeç, shkolla “Imelda Lambertini” , klasa VI
- Vesa Kamberaj, 2 kategori (vizatim/pikturë & poezi) 8 vjeç, shkolla “Qemal Haxhihyseni”, klasa II
Fondacioni shpërndahu certifikata dhe librat “Vajza dhe dinozuari” dhe “Një dëshirë për Krishtlindje” për çdo fëmijë pjesëmarrës.
Foto të krijimeve të fëmijëve në vizatim / pikturë
Foto nga aktiviteti
Politikat për komente të Fondacionit “Henrietta Leavitt”
- Komentet nuk shfaqen menjëherë, sepse kalojnë në sitën e moderimit, për aprovim ose jo, të Fondacionit “Henrietta Leavitt”. Komentet që nuk kanë lidhje me argumentin e temën, po ashtu edhe ato që përmbajnë mesazhe jodashamirëse, reklama, apo sulme personale nuk aprovohen.
- Ju lutem kini në vëmendje këto politika përpara se të lini komentin tuaj!